LAJMI I FUNDIT:

Kur stresi bllokohet në trupin tuaj: Mënyra për ta përballuar dhe teknika çliruese (Video)

Kur stresi bllokohet në trupin tuaj: Mënyra për ta përballuar dhe teknika çliruese (Video)

Lauren Roxburgh, specialiste e masazheve dhe ushqimit, bashkohet me lideren e meditimit dhe autoren e Intuitive Being, Jill Willard, për të na ndihmuar të menaxhojmë stresin në varësi të mënyrës sesi trupi ynë i përgjigjet atij.

Në punën e saj të vazhdueshme me klientët, Roxburgh thotë që ajo mund ta shohë dhe ta ndiejë stresin e ngecur në trup dhe sesi çdo individ i përgjigjet dhe piketon pesë zona si mbajtëset kryesore të ngarkesës.

Bashkë me Willard, ajo shpjegon sesi stresi ngec në trup, çfarë bën aty dhe si duhet t’i trajtojmë këto zona.

Nofulla, qafa, fytyra

Ata që e mbajnë stresin në nofull dhe zonën e qafës, shtrëngojnë nofullat dhe kjo shtyp dhe qafën duke e çuar kokën përpara. Në raste ekstreme, kjo shkakton dhembje koke, shtrëngim dhëmbësh, vija në ballë, plakje të parakohshme dhe ngrirje dhe dhimbje të muskujve të qafës. Ja si t’i çlironi.

Shpatulla dhe kraharor

Ajo shprehja e barrës mbi shpinë, përshtatet këtu. Kur tensionin grumbullohet në pjesën e shpatullave ne fillojmë të përkulemi përpara ose t’i ngremë shpatullat afër veshëve, koka fillon të shkojë përpara dhe ne rrimë sikur na kanë shtypur. Ja çfarë duhet të bëjmë.

Diafragma dhe mushkëritë

Nëse e mbani stresin në diafragmë, nuk do ta zgjeroni shumë kraharorin. Në të vërteë është e nevojshme ta çlironi.

Zorrët dhe stomaku

Nëse e mbani stresin në këtë zonë, kjo shprehet me tretje të keqe, fryrje barku, tension, dhimbje dhe probleme me jashtëqitjen. Kjo mund të shkaktojë edhe shtim peshe në stomak. Në video tregohet si të largoni stresin nga barku.

Muskujt e legenit dhe vithet

Stresi në këtë zonë mund të shkaktojë dhimbje në fund të shpinës, shtrëngim në vithe dhe një shkëputje nga thelbi vetjak. Ja çfarë duhet të bësh për të përmirësuar situatën.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori