LAJMI I FUNDIT:

Kur në ëndërr diçka ju qëndron ulur në kraharor

Kur në ëndërr diçka ju qëndron ulur në kraharor

A ju ka ndodhur që të zgjoheni ndonjëherë me frymëmarrje të vështirësuar dhe të keni menduar se diçka u ka qëndruar ulur një kraharorin tuaj? Të jeni e sigurt, nuk jeni të vetmit.

Pothuajse në të gjitha vendet e botës tregohen tregime për momente të veçanta gjatë natës në të cilën ndodhin dukuri misterioze, ndërkaq njeriu bëhet i nënshtrueshëm ndaj fuqive mbinatyrore.

“Paraliza e gjumit ndodh gjatë kohës së REM-fazës, përkatësisht fazës në të cilën jemi duke ëndërruar”, thonë ekspertët. Paraliza zgjat vetëm disa sekonda apo minuta, mirëpo mund të bëhet e tmerrshme për shkak të halucinacioneve piktoreske. Shumica e personave në atë fazë dëgjojnë apo shohin shpirtra, apo dukuri të tjera shoqëruese. Disa madje ndiejnë që diçka po i prek, po rri ulur mbi ta apo po del nga krevati. Edhe pse ky është krejtësisht një fenomen normal, mund të shkaktojë mundime të mëdha.


Çdo gjë që mund ta çrregullojë skemën e gjumit mund të shkaktojë paralizën e gjumit: stresi, puna në turne, ndryshimi i zonave kohore, disa barna, sëmundja, madje edhe alkooli i tepërt dhe kafeina.

Për t’i penguar episodet e tilla, është me rëndësi që të hamë ushqim cilësor, të ushtrojmë rregullisht dhe t’u shmangemi alkoolit dhe kafeinës para se të shkojmë në gjumë.

Mund t’ju ndihmojë edhe partneri, sepse disa e kanë provuar që nëse partneri u është afër gjatë gjumit, dhe ai ju prek, ankthi ndërpritet. Mirëpo, nëse kjo gjë ju ndodhë shpesh, duhet të shkoni te mjeku i cili do t’ju rekomandojë të merrni barna të cilat e eliminojnë paralizën e gjumit. /Telegrafi/