LAJMI I FUNDIT:

Kur është koha më e mirë për të caktuar një takim?

Kur është koha më e mirë për të caktuar një takim?

Siç duket ditët e martë janë ditët më produktive të javës, prandaj ka kuptim ta caktoni një takim këtë ditë

Veç kësaj, sipas një anketimi me mbi dy milionë të anketuar, dita e martë, menjëherë pas mesdite, diku ora 14:30 është koha e përsosur për të caktuar takimin, transmeton Telegrafi.


Anketimi është kryer nga firma me bazë në Britani YouCanBookMe që i ka analizuar përgjigjet e konsumatorëve të vet për të caktuar kohën ideale të takimit.

Përderisa mëngjeset e ditës së hënë janë më të njohurat për takime ekipore, ato janë më të këqijat, pasi që vetëm një nga tre njerëz i pranojnë ftesat për t’u takuar.

Pranimi i ftesave rritet kah mesdita, pasi që puna e secilit lehtësohet dhe njerëzit ndjehen më të përgatitur.

Normalisht, themeluesja e kompanisë që e ka kryer anketimin tregon se kompania e vet i mban takimet të mërkurave në ora 15:00, me logjikën se deri atë ditë thuajse ka kaluar shumica e javës dhe njerëzit ndjehen më të lehtësuar për t’i raportuar problemet e tyre. /Telegrafi/