LAJMI I FUNDIT:

Kur duhet të përdoret shkëlqimi për buzë dhe kur buzëkuqi mat?

Kur duhet të përdoret shkëlqimi për buzë dhe kur buzëkuqi mat?
-->

Buzëkuqi dhe shkëlqimi për buzë janë produkte të preferuara të grimit të shumë femrave (pos maskaras, natyrisht)…

Jo vetëm që do të freskojë dhe transformomë dukjen tuaj – do të kontribuojë që të ndiheni me më shumë vetëbesim! – transmeton Telegrafi.

Dini se si t’i përdorni drejt?

Shkëlqimi për buzë

Produkti i grimit i cili i kontribuon plotësimit dhe butësisë së buzëve. I bënë vizualisht më të plota dhe shkëlqyeshëm përshtaten me sytë të theksuar. Është i përshtatshëm edhe për variantin ditor edhe për atë të mbrëmjes.

Shkëlqimi për buzë difinitivisht është zgjedhje e shkëlqyeshme për ngjarjet në të cilat prisni të fotografoheni, sepse për dallim nga buzëkuqtë mat, siguron plotësinë dhe vëllimin.

Shkëlqimi për buzë u rekomandohet vajzave që kanë buzë të holla, sepse vizualisht ato i zmadhojnë.

Buzëkuqi mat

Zgjedhje e përkryer për mbrëmje solemne. Tekstura e qëndrueshme e buzëkuqit mat është rezistuese ndaj të gjitha kafshatave të shijshme, kështu që edhe pse ngjyra do të zverdhet, pigmentet e saj akoma do të jenë aty.

Buzëkuqi mat është një nga nuancat më trendi të stinës dhe shkon shumë në kontrast me një lëkurë të pastër dhe sy të shndritshëm.

Nga buzëkuqi ngjyrë mat, merr ngjyrë me furçën e sheshtë të buzëve dhe vendose fillimisht në buzën e sipërme, pastaj në atë të poshtme, duke u përqendruar më pas në qendër për të dhënë një efekt “zemër”.

Përsëriteni dy herë për të intensifikuar ngjyrën.  /Telegrafi/