Makina mund të përdoret për shumë funksione, por ky besohet të jetë një ndër rastet e pakta kur dikush përdor BMW-në si buldozer për t’i prishur murin komshiut.
Paul Carter (30) nga Llanbedri, në Uellsin e Veriut, është habitur kur ka parë një makinë teksa përplaset qëllimisht dhe disa herë rresht me murin rrethues.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë dhe jam i shqetësuar për sigurinë tonë”, thotë për“Daily Mail” i riu, i cili jeton në shtëpi me të dashurën e tij 22-vjeçare.
Videot e kamerës së sigurisë në shtëpinë e tij shfaqin një BMW të serisë 3 që përplaset disa herë rresht derisa e rrafshon murin rrethues.
Carter thotë se po jeton prej 18 muajsh në këtë shtëpi me qira, përcjell tvklan.al.
Pronari i shtëpisë ka pasur disa mosmarrëveshje kufitare me komshinjtë e tij dhe njëri prej tyre dyshohet se ka “lajthitur” duke rrafshuar murin me BMW-në e tij.
Policia e Uellsit ka marrë pamjet në dorëzim dhe po heton ngjarjen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferi drejton Paganin në rrugët e përmbytura të Dubait
Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?
Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!
Waymo pritet të sjell shërbimin e robot-taksive në qytetin Los Angeles
Volkswagen synon të prodhojë 3 milionë makina të vogla elektrike në Spanjë gjatë vitit 2025-2030
Vendbanimi italian me 100 banorë, ku bien në radar katër mijë vozitës në ditë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel