LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtarët e Bashës, çadër para selisë së PD-së?

Kundërshtarët e Bashës, çadër para selisë së PD-së?

Pasi kanë parë mungesën e madhe të reflektimit të kryetarit të ngrirë, vendosmërinë e tij për të mos bërë garë të ndershme, kandidaturën e Eduart Selamit, të cilit njësoj si dikur Maqo Larkrorit, po i shkruhet program nga këshilltarët e Bashës, kundërshtarët e tij në PD po përpunojnë idenë e ngritjes së një çadre përpara selisë së partisë.

“Kjo nuk do të bëhet vetëm për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda partisë, të ndryshme nga farsa që i’u organizua të ndjerit Olldashi, as vetëm për të bërë bilancin e kësaj humbjeje katastrofike, por mbi të gjitha për të penguar një proces të shpejtë dhe të trukuar që t’i japë mundësinë Bashës të shkojë në shator në qeveri me Ramën”, tha një nga mbështësit e kësaj ideje për Lapsi.al.


Megjithëse ideja ende nuk ka marrë konsensus të plotë sidomos pas prononcimit të fundit të Berishës që ishte dukshëm në favor të moslejimit të një gare të ndershme, një pjesë e mirë e grupit të kundërshtarëve të Bashës ka dhënë “OK” për të.

Arsyetimi është se një njeri që mbajti të ngritur për 3 muaj çadrën për zgjedhje të lira në Shqipëri, nuk mund tua mohojë atë antarëve të partisë së vet.

Më radikatët që mbrojnë këtë propozim kanë huazuar nga Basha idenë e prishjes së zgjedhjeve, thyerjes së kutivë dhe moslejimit të procesit.

Njësoj si Basha dikur ata kanë përvetësuar parrullën: “Zgjedhje me kryetar të ngrirë nuk do të ketë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori