LAJMI I FUNDIT:

Kujtesë në nderim të “kolosit modern”, Ramiz Kelmendi: “Shkrova nga dashuria për jetën, njeriun dhe femrën”

Kujtesë në nderim të “kolosit modern”, Ramiz Kelmendi: “Shkrova nga dashuria për jetën, njeriun dhe femrën”
??????????????????????????????????????????????????????????

Me rastin e shuarjes së shkrimtarit të njohur Ramiz Kelmendi, po e ribotojmë intervistën dhënë Telegrafit para disa vitesh, ku përgjigjet e tij, ende mbeten aktuale dhe domethënëse për breza e breza.  


Shkrimtari Ramiz Kelmendi, duket se po e mbyll krijimtarinë e tij në mënyrën më të ndritshme. Ai i ka dhuruar kulturës sonë një thesar të madh shkrimesh, gjinish të ndryshme duke bërë që kultura jonë të mund të mburret edhe para kulturave të tjera.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Se, puna e krijuesit, megjithatë, nuk është punë e kotë dhe e pavërejtur, u pa këtyre ditëve Kuvendi i Komunës së Pejës e shpalli KRENARIA E QYTETIT. Nisur nga kjo, edhe ne kemi nderin që ta zhvillojmë këtë intervistë me doajenin e gazetarisë sonë, shkrimtarin, polemistin, dramaturgun, përkthyesin, Z. Ramiz Kelmendi.

Profesor Kelmendi, tashmë mbani plot 80 “kokrra” mbi supe. Ju duket kjo peshë e rëndë?

Ja që edhe e lehtë nuk është. Po ama, të shkelësh në të tetëdhjetat dhe të të mos mërzitet jeta, por, përkundrazi, ta duash edhe më shumë nga ç’e ke dashur në rininë tënde, do pranuar, rrallëkush nuk do të pajtohej. Jam, prandaj, nga njerëzit më të lumtur edhe vetëm e vetëm pse – JAM. Jam në këmbët e mia dhe, them, se nuk kam shkallitur siç mund të pandehet.

Nga kjo distancë, si e kujtoni fëmijërinë tuaj? Duhej të ishte interesante…

Kam shumë vjet që e kam shkruar një nga tregimet e mia të para, që mban titullin”Fëmijëria e vonuar për një luftë”. Edhe fëmijëria ime, vërtet, më doli dhe e përjetova – të vonuar. Pse? Sepse, kur duhej të isha fëmijë, unë bëra jetën e të rriturve. Më vonë, pastaj, në adoleshencë, që të mos them edhe ca më shumë, jo rrallë e kam zënë veten duke bërë bëma dhe gjeste – fëmijërore. Vërtet!

Dashuria e parë e juaj si fëmijë ishte letërsia, apo ndonjë gocë që ju shtyri të merreshit më krijimtari?

Nuk dua të jem i rremë dhe te ju them atë që, logjikisht, do duhej pritur. Është shumë e vërtetë se dashuria, lindja dhe lidhja ime me letërsinë e ka zanafillën pikërisht – siç thatë — jo të NDONJË gocë, por te – NJË GOCË. Madje dhe ajo – ulqinake. Ndaj dhe më i pari tregim në jetën time u frymëzua nga ajo dhe mban titullin “Barka e peshkatarit”. Isha student asokohe dhe një djalë – i dashuruar!

Për të qëndruar në një aspekt të vetëm: A mendoni se zgjedhja juaj për t’u përfshirë në botën e shkrimeve ka ndodhur edhe falë mjedisit në të cilin jeni rritur? Sa ndikues ose përcaktues për të ardhmen e njeriut është mjedisi ku lind e rritet?

Paj, them që edhe mjedisi ku lind e rritesh nuk është pa ndikim, s’do mend. Ja që më të madhin NDIKIM unë e kam pasur tërë jetë – LEXIMIN. Shkurt: LIBRIN. Gjithçka që kam arritur në letra është, po, “ndeshja” ime me jetën dhe njerëzit. Por, edhe më shumë se kaq janë librat dhe leximi i tyre. “Sfida” ime me vetveten: pale a di dhe a mund të shkruaj edhe unë një tregim, se jo më – roman!

Nga cilat momente të veçanta priret krijimtaria juaj?

Nga dëshira të shkruaj sa më shqip dhe të jem sa më i lexuar.

Përse shkruan Ramiz Kelmendi?

E thashë edhe diku gjetkë: shkrova dhe vijoj të shkruaj nga dashuria për jetën, dashuria për vendin, dashuria për njeriun dhe – pse jo?! – edhe dashuria për femrën. Këtë tonën. Shqiptaren, e cila sa vjen e më shumë po na e zbukuron racën.

A keni ndonjë vepër që nuk ka parë dritën e botimit për shkaqe nga më të ndryshmet?

Mjerisht, po. Kam. Kam borxh të madh ndaj vetvetes pse do të vdes pa e botuar DITARIN e jetës dhe të bëmave të mia. Ouaaa, sa shumë kam jetuar e përjetuara brenda këtyre 80 vjetëve të mia!

Cila është vepra që ju keni më për zemër?

Vëllimi me tregime “Ahmet Koshutani”. Pa harruar romanin “Shtatë persona ndjekin autorin dhe, asgjëmangut – edhe veprën time satirike “Letra nga Ulqini”. (E shikoni ç’debolesë kam për Ulqinin!).

Gjithë ai mund për të ngritur në këmbë kulturën tonë kombëtare. Si e ndjen veten një njeri i letrave përballë përbuzjes që i është vënë e vijon t’i vihet kulturës sonë?

Nuk kam koment. A mjafton kaq për të treguar “disponimin” tim?

Mohimi i kulturës së krijuar në dhjetëvjeçarë të shkuar është një fenomen i këtyre viteve të demokracisë, apo ka qenë edhe më parë në forma të ndryshme?

Sesi më duket se dikur e kemi dashur më shumë letërsinë se sot. Të paktën brezi im…

A mund ta zëvendësojë ndonjëherë interneti librin?

Po thonë që digjitalizimi sikur po e dhe do ta “vrasë” librin. Mbase brezat që vijnë pas meje edhe do të pajtohen me këtë. Unë, hëpërhë, jo.

Sa egoistë janë shkrimtarët?

Nuk besoj se janë egoistë, sa janë – narcisoidë.

Ju e quani egoizmin si një dukuri të guximshme për nxitjen e krijimtarisë?

Assesi dhe në asnjë rast.

Përveç jush, a krenohet dikush që ju jeni shkrimtar në zë?

Do pyetur ata, nqs gjendet ndonjë – jashtë rrethit tim familjar dhe pak a shumë fisëror.

Duket se jeni ngopur me shkrime, prandaj ka 10 vjet, në mos më shumë, që nuk keni shkruar ndonjë roman. Mos është ky një mllef i juaji krijues?

Nuk është mllef. Romani shkruhet vetëm nqs të “shkruan” ai. Romani vetë. Kam bukur do vjet që nuk po më “shkruan”, jo vetëm asnjë roman, por edhe asnjë – tregim…

Ndonëse me vonesë, jeni shpallur Krenaria e Qytetit të Pejës. Duket se respekti ka qenë reciprok….

Vendlindja ka mundësi të të harrojë dhe sa vjen e më shumë po harron. Po ama vendlindësi a njeriu i lindur në një vend assesi s’ka si e harron – vendlindjen.

Jeni renditur ndër autorët që nuk druhen të përshkruajnë dhe të përfshijnë brenda krijimtarisë erosin…

Erosi a erotika janë – siç e thotë kënga e popullarizuar për vajzat: “sheqer për bakllava”…

Jeni pedagog me shumë vjet përvojë pune. Tash a ndjeni mall dhe dëshirë që të ligjëroni para studentëve?

Ja Do të vdes me këtë mall. Por, jam shume krenar me gjithë studentët e mi, sidomos ata të Fakultetit të Gazetarisë “Faik Konica”.

Na tregoni si e filloni dhe mbaroni një ditë të zakonshme?

Dita ime e zakonshme është kryekreje – e zakonshme. Pas asnjë të veçantë.

Në një përvjetor, të gjithë e kthejmë kokën pas. Si ka qenë jeta juaj?

Do ta “tregoj” në Ditarin tim – të pashkruar…

Nesër, cili do të jetë Ramiz Kelmendi?

Ai që, nesër – NUK do të jetë…

Zoti Kelmendi, flm, për intervistën dhe përgjigjet shumë korrekte e pa dorëza. Zaten, Telegrafi këtë intervistë po e bën si një dhuratë për ju dhe duke ndjerë edhe një respekt e përgjegjësi.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori