0Shares

Një version i rrejshëm i aplikacionit të famshëm të mesazheve WhatsApp është shfaqur online. Faqja e rrejshme ju dërgon në http://шһатѕарр.com/?colors. Kur të klikoni në të atëherë ju ridrejtoheni në http://blackwhats.site/.

Për tu siguruar që nuk e merrni këtë version të pavërtetë të WhatsApp, në internet janë shfaqur edhe fotografitë e ekranit që paraqitet në telefonin tuaj nga aplikacioni i rrejshëm. Fotot e aplikacionit që e kopjon WhatsApp janë http://imgur.com/a/UsKue.

Në njoftimin e këtij aplikacioni thuhet se WhatsApp tani është në dispozicion në ngjyra të ndryshme dhe se ju do ta pëlqeni versionin e ri të shërbimit në ngjyra tjera.

Por i gjithë qëllimi është që të ju shtyjë të shpërndani një link në grupe të ndryshme për verifikim njerëzor të linkut.

Pas shpërndarjes së këtij linku, përdoruesit i imponohet instalimi i një softueri për reklama që e infekton telefonin tuaj.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)