LAJMI I FUNDIT:

Kujdes nga hudhrat e Kinës, ato mund të jenë të zbardhura përmes kimikateve

Kujdes nga hudhrat e Kinës, ato mund të jenë të zbardhura përmes kimikateve

Rreth 80 për qind të hudhrave të cilat shiten në të gjithë botën vijnë nga Kina. Vetëm SHBA-të kishim importuar hudhra me vlerë prej 138 milionë paundëve në vitin 2014, ndërsa ky trend duket të jetë vetëm në rritje.

E njohur si një nga ushqimet më të shëndetshme, e cila trajton dhe shëron sëmundje të ndryshme, si dhe u jep shije shumë ushqimeve, hudhrat e Kinës mund të jenë të zbardhura artificialisht dhe të mbushura me plot pesticide të dëmshme, transmeton Telegrafi.


Prandaj, para se të blini hudhra, keni kujdes nga prejardhja e tyre.

Vlen të ceket se Kina njihet për polemika kur është fjala për sigurinë dhe ushqimin, e përveç që hudhra zbardhet me klor, në të aplikohen edhe pesticide të ndryshme, ku procesi i zbardhjes i mbulon papastërtitë dhe njollat të cilat mbesin pasi hudhra të nxirret nta toka.

Henry Bell nga “Australian Garlic Industry Association” beson se hudhrat mund të jenë të ajrosura edhe me toksina vdekjeprurëse si brami metil. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori