KUJDES! Në Britani të Madhe janë tërhequr nga tregu: Assesi mos blini spinerë të këtillë
‘Spinner’, lodër shumë e popullarizuar te fëmijët, mund të gjendet edhe e pasuruar me shtesën e cila mund të jetë e rrezikshme.
Lodra të shumta janë tërhequr nga tregu në Britani të Madhe për shkak të rrezikut që bateritë të cilat gjenden në disa modele, do të mund të shkaktonin ngufatje apo gjakrrjedhje të brendshme nëse fëmijët i përpijnë!
Në të vërtetë, kompetentët kanë urdhëruar tërheqjen e këtyre lodrave, sepse nuk kanë të theksuar vërejtjen që përmbajnë bateri, as informacionin mbi moshën minimale të fëmijëve të cilët mund ta përdorin, transmeton Telegrafi.
Ata kanë tërhequr vërejtjen që disa spinerë të cilët kanë edhe llamba LED apo bateri litium-joni, çojnë në gjakrrjedhje të brendshme në rast fëmija përpin baterinë.
“Spinerët tani janë shumë të popullarizuar te fëmijët dhe dëshirojmë të jemi të sigurt për ata të cilët i përdorin”, thotë Martin Wheel, anëtar i organizatës britanike për mbrojtje të konsumatorëve.
Ai thekson që do të duhej të bliheshin vetëm ata spinerë në të cilët janë të theksuara informacionet për sigurinë, përkatësisht në të cilët shkruan që përmbajnë bateri të cilat fëmija ka rrezik që mund t’i përpijë.
Opsioni tjetër është që të kujdeseni se cilët spinerë i blini për fëmijët, përkatësisht që të blini vetëm ato të zakonshme, pa drita LED dhe bateri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj