LAJMI I FUNDIT:

Kujdes: Maqedonia futet në fazën e verdhë!

Kujdes: Maqedonia futet në fazën e verdhë!

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka paralajmëruar se prej sot vendi do të jetë në fazën e verdhë dhe për këtë këshillon disa masa që duhet të merren që të parandalohen katastrofat me shëndetin e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Qytetarët e vendit duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, të tilla si:
– Mbrojtja nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17.
– Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën).
– Të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet kujdes gjatë përgaditjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produkte termikisht të papërpunuara, si për shembull majonezi nga vezët e shtëpisë dhe të konsumohet me kujdes akullorja dhe kremërat e ndryshëm.
– Është e nevojshme që të futet sasi më e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë, kurse të shmangen pijet alkoolike.
– Të sëmurëve kronik ju rekomandohet dhe ju u këshillohet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.
– Gjatë këtyre ditëve shumë të nxehta, qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara) dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.” këshillojnë nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori