LAJMI I FUNDIT:

Kujdes, kjo pajisje kuzhine mund të jetë e rrezikshme – tashmë është raportuar viktima e parë! (Foto)

Kujdes, kjo pajisje kuzhine mund të jetë e rrezikshme – tashmë është raportuar viktima e parë! (Foto)

Një blogere fitnesi ka gjetur vdekjen nga një shpërthim i “bombolës së kremit” e cila e kishte goditur në gjoks, duke i shkaktuar sulm në zemër.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë familja Rebecca Burger që ka njoftuar vdekjen e saj në rrjetet sociale, ku ajo ka grumbulluar më shumë se 200.000 fansa, nga postet e fokusuara kryesisht tek masazhet.


Ata thanë se 33-vjeçari ka vdekur si rezultat i një “aksidenti në familje”, në shtëpinë e saj në lindje të Francës, dhe më vonë kanë shpërndarë një fotografi të bombolës, e cila vrau atë.

Duke paralajmëruar të tjerët për rreziqet, familja tha: “Mos e përdorni këtë produkt në shtëpinë tuaj! Dhjetëra mijëra të pajisjeve të tilla me të meta janë tashmë në qarkullim”.

Gjithsesi ata nuk kanë dhënë emrin e markës së pajisjes. /Telegrafi/