Porti i Shëngjinit, ishte një nga “dhuratat” që ish-qeveria e Shqipërisë ia kishte premtuar Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Që atëherë, çështja e këtij porti detar ishte temë diskutimi mes dy vendeve.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, këtë port ia kishte premtuar Kosovës për shfrytëzim, siç ishte thënë, “për nevojat e bizneseve kosovare dhe ekonomisë së përgjithshme”.
Edhe më vonë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë kërkuar që ky port të administrohet nga Kosova, por përveç deklaratave, asnjë marrëveshje zyrtare nuk ekziston.
Lorik Fejzullahu, në atë kohë Drejtor i Departamentit për Partneritet Publiko – Privat në Ministrinë e Financave, ka treguar për Radion Evropa e Lirë se disa herë i kanë dërguar kërkesa zyrtare Qeverisë së Shqipërisë për mundësinë e shfrytëzimit të Portit të Shëngjinit nga autoritet kosovare, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.
Për këtë çështje, thotë ai, ishte krijuar edhe një komision i veçantë.
“Ne kemi dërguar letër tri – katër herë palës së Shqipërisë dhe kishim themeluar një komision për t’u marrë me negociata. Mirëpo nuk kemi marrë ndonjë përgjigje në kërkesat tona”, ka thënë Fejzullahu.
Edhe ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2013 ka pasur diskutim, por jo trajtim formal, zyrtar, për Portin e Durrësit apo Shëngjinit.
“Së pari është diskutuar në kuadër të unifikimit të procedurave, kështu që përpjekjet aso kohe kanë qenë, jo për bartje apo administrimin fizik, por për ofrimin e mundësisë që shërbimet për mallrat që vijnë dhe kanë destinim Kosovën në Portin e Durrësit, t’u nënshtrohen procedurave të thjeshtësuara. Apo, të këtë një lloji unifikimi të procedurave që zhdoganimi të bëhet edhe atje, në mënyrë që të mos kishte nevojë të ndalet në kufi”, ka thënë Kusari – Lila.
Ndërkaq, zëvendësministri aktual i Financave në Qeverinë e Kosovës, Isni Kilja, shprehet se nuk ka ndonjë iniciativë apo kërkesë konkrete për këtë çështje nga ana e ministrisë kohëve të fundit.
“Nuk ka pasur ndonjë kërkesë apo ndonjë veprim në këtë drejtim, qoftë nga pala shqiptare, qoftë nga pala e Kosovës. Unë mendoj se ato (premtimet) kanë qenë thjeshtë pjesë e fushatës dhe jo diçka konkrete që ka mund të ndodh”.
“Unë mendoj se nuk mund të falet Porti, ose nuk mund të bëhet me deklarime politike. Ato janë procedura tjera, siç është privatizimi apo dhënia më koncesion apo forma tjera që zbaton shteti”, ka deklaruar Kilaj për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, mbi 60 për qind e mallrave të huaja që hyjnë në Kosovë shfrytëzojnë transportin detar, konkretisht Portin e Durrësit dhe të Shengjinit në Shqipëri, thonë zyrtarë të Doganave të Kosovës.
Shfrytëzimi i transportit detar për mallrat e importuara është rritur pas përfundimit të rrugës se kombit, që lidh Kosovën më Shqipërinë, thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës.
Sipas Stavilecit, shumica e produkteve në tregun e Kosovës që importohen, përdorin rrugët detare, duke filluar nga, nafta, veturat, kurse më pak produktet ushqimore .
“Kryesisht ato që vijnë nga vendet aziatike, mallrat nga Kina, Japonia përdorin transportin detar për shkak se transporti është më i lirë. Po ashtu, edhe për shkak se në momentin e shkarkimit në portin e Durrësit deri në arritjen e destinimit të tyre finale në Kosovë, ka dallim prej tri orëve”, ka theksuar Stavileci.
Sidoqoftë, në vitin 2015, gjatë përurimit të transitit të pёrbashkёt në pikën doganore në Vërmicë, kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Isa Mustafa dhe Edi Rama, patën thënë se “është vendosur që porti i Durrësit të jetë pika e vetme e kontrollit doganor për mallrat që hyjnë në Kosovë, pa pasur nevojë për procedura tjera në kufi. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën