LAJMI I FUNDIT:

Ku është Xhabiri?

Ku është Xhabiri?

Javën e ardhshme bëhet një vit prej se ish kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku është dashur të shkojë në burg për të vuajtur dënimin prej tre vjetësh për veprat penale detyrim dhe armëmbajtje pa leje.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se prej momentit kur emri i tij është përmendur se ka hyrë në listën e INTERPOL-it, Zharku nuk është parë as në Suedi.

“Ai është mbyllur diku. As policia e Suedisë ende nuk ka gjetur ndonjë gjurmë të ish-Kryetarit të Kaçanikut”, ka thënë një zyrtar i Policisë së Kosovës i përfshirë në hetimet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e Zharkut, transmeton Express.


Xhabir Zharku ka pasur edhe një intervistë televizive, ku ka kërkuar drejtësi dhe rigjykim për rastin e tij.

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku e kishte shtyrë vuajtjen e dënimit deri në momentin e fundit, duke përdorë të gjitha mjetet ligjore, por pas shterjes së tyre kishte vendosur të ik nga Kosova. /Telegrafi/