Kthehet në Shqipëri vrasësi me një këmbë, ekzekutoi shokët e tij pas grabitjes 60 milionëshe
Vrasësi i dyfishtë shqiptar me një këmbë më në fund është ekstraduar drejt vendlindjes së tij, pas një beteje 2 vjeçare për të shmangur ekstradimin.
Kështu e nis shkrimin e saj e përditshmja britanike “DailyMail”, teksa njofton se Saliman Barçi, 42 – vjeçari nga Burreli i dënuar nga drejtësia shqiptar me 25 vite burg, për vrasje të dyfishtë është ekstraduar drejt Shqipërisë.
Shqiptari, i cili emigroi drejt Britanisë 14 vite më parë me identitet të rremë, luftoi deri në fund për të mos u ekstraduar, me pretendimin se rikthimi i tij në Shqipëri ishte shkelje e të drejtave të njeriut.
“DailyMail” shkruan se Barçi është ekstraduar javën e shkuar.
“Home Office konfirmoi se vrasësi është hipur në avion drejt Shqipërisë javën e kaluar “, thuhet në artikull, transmeton Klan.al.
Sëbashku me 2 persona të tjerë, Përparim Ibrahimi dhe Artur Gjoka, Barçi kreu një grabitje me vlerë 60 milion lekë në 1997 -ën. Por pasi morën paratë, ai vendosi se i donte ato të gjitha për vete, ndaj i qëlloi për vdekje dy bashkëpunëtorët e tij.
Ai mbërriti në Britani me bashkëshorten e tij në 2002, duke pretenduar se ishte refugjat nga Kosova.
Në 2009 -ën ai u dënua në mungesë për vrasjen e dy personave në qytetin e Burrelit, në Korrik të 1997 -ës dhe mbi të kishte një urdhërarrest.
Ai u ndalua në vitin 2005 në Londër. Tashmë, Barçi, baba i tre fëmijëve do të duhet të shlyejë dënimin me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë.
Gjatë betejës së tij në Britani, ai deklaroi se do të vritej nëse kthehej në Shqipëri për shkak të gjakmarrjes, shkruan tvklan.al.
Mbrojtja pretendoi gjithashtu se Barçi, cili kishte nënshtetësi britanike do të kishte probleme mjekimet e nevojshme nëse do të shkonte në një burg shqiptar.
Sipas DailyMail, ai u shoqërua drejt Tiranës nga një grup oficerësh të Interpol, disa javë pasi Gjykata e Lartë e Londrës vendosi që të ekstradohej.
“Mund ta konfirmojmë se Saliman Barçi u ekstradua më 13 Korrik dhe pasaporta e tij britanike është revokuar”, tha një zëdhënës i Home Office.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert