LAJMI I FUNDIT:

Kthehen kopjet e regjistrave civil nga Serbia

Kthehen kopjet e regjistrave civil nga Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në një ceremoni solemne ka bërë dorëzimin e librezave të certifikuara të gjendjes civile komunës së Lipjanit, Fushë Kosovës, Drenasit dhe Obiliqit, të cilat janë kthyer nga Serbia .

Këto libreza u janë dorëzuar këtyre komunave pas një marrëveshje që është bërë në Bruksel gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi, për bartjen e regjistrave themeltare të gjendjes civile në Kosovë.

Me këtë rast, Rexhepi ka thënë se kërkesa e palës shqiptare ka qenë që këto dokumente të cilat janë në Serbi të kthehen origjinale në Kosovë, mirëpo, kjo ka qenë e pamundur dhe me këtë rast janë kthyer vetëm kopjet.


Ai ka shtuar se që nga tetori i vitit të kaluar e deri më sot është arritur që të bëhet skanimi dhe certifikimi i 1975 dokumenteve të këtyre katër komunave të regjionit të Prishtinës, raporton KP.

Rexhepi ka bërë të ditur se presin që si fazë e dytë e këtij projekti, Komisioni Evropian ta financojë edhe një projekt për digjitalizimin e krejt regjistrit qendrorë të gjendjes civile.

Ndërsa, kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku ka thënë se kthimi i këtyre dokumenteve është një gjë shumë e mirë, edhe pse sipas tij më mirë do të ishte që këto dokumente të ishin origjinale.

Kurse, kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha ka thënë se këta regjistra janë edhe një kusht për liberalizimin e vizave dhe për integrimet e përgjithshme evropiane. /Kosovapress/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori