LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Gjykatës kërcënon qytetaren pasi “nuk u bë e tij”: Bashkë do të ndahemi me plumbat

Kryetari i Gjykatës kërcënon qytetaren pasi “nuk u bë e tij”: Bashkë do të ndahemi me plumbat

Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi është përfshirë në një aferë seksuale dhe shpërdorim të detyrës duke kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një qytetare që ju drejtua për ndihmë, në mënyrë që ajo të fitonte çështjen.
Në bisedat që ata kishin pasur, gjyqtari i kishte thënë se do e ndihmonte pasi nga sa kishte studiuar ai dosjen, qytetarja ishte në të drejtë dhe duhet të fitonte çështjen.

Në takimin e parë në zyrë ai e puth dhe i kërkon në mënyrë të drejtpërdrejtë të krijojnë një lidhje mes tyre duke i thënë: Dua të bëhesh e imja. Pasi qytetarja refuzon kërkesën e tij, gjyqtari nuk e ndihmon më, dhe vendimi del në disfavor të saj.


Qytetarja, nënë e dy fëmijëve, i ka regjistruar të gjitha bisedat që ka pasur në telefon me kryetarin e gjykatës.

Po ashtu, në goditjen finale që i jep gjyqtarit, qytetarja sërish ka regjistruar bisedën që bën me të në rrugë. Ajo eshte ne makine me gjyqtarin Guximtar Boçi ku i thote te hape krahun per te ndaluar duke e paralajmeruar se gjithçka ka folur me të është regjistruar dhe se do t’ia dorëzojë materialet një gazetareje. Aty, qytetarja kërcënohet hapur me jetë. Ajo largohet me taksi.

Biseda

Qytetarja – Mbaje cik makinën, mbaje!

Gjyqtari – Do bësh gruan xheloze.(i thotë taksistit)

Qytetarja– S’ka problem. Dil çik më para, hap krahun.

Gjyqtari – Ça?

Qytetarja– Hap krahun më para. Hajde!

Qytetarja– Të erdhi mirë, që më the ashtu ?

Gjyqtari – Si?

Qytetarja – Ashtu siç ma bëre ti. Të tëra regjistrimet, që kam, të hënën i ke tek gazetarja. Hajt mirupafshim tashi.

Gjyqtari – Ti atë bën edhe…

Qytetarja – Ja të shohësh.

Gjyqtari – Bashkë do ndahemi me plumbat.

Qytetarja – Po.

Gjyqtari – Se unë të flisja në mirëbesim.

Qytetarja– Po ashtu do ndahemi.

Gjyqtari – O çupë , thirri mendjes.

Qytetarja– Ik.

Në pjesën e fundit të regjistrimit audio, e publikuar në emisionin “Stop” në Televizionin Klan, kreu i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, i tregon qytetares, sesi të veprojë në Apel, sa para të japë, se ndryshe nuk e fiton dot çështjen.

Qytetarja – Të lutem shumë, më sqaro pak si të bëj në apel?

Gjyqtari – Siç bëre në Shkallë të Parë.

Qytetarja – Të marr atë, që mora në shkallë të parë?

Gjyqtari – Po ç’të të them unë? Di unë ç’do marrësh ti? Dërgo avokatin aty, të flasë me gjyqtarin, ç’mund të bësh. Po ai, s’të lë ai gjyqtar. Ik, ke muhabet me atë gruan e tij?

Qytetarja – Me Lonën?

Gjyqtari – Motra ka muhabet me atë?

Qytetarja – Po ka muhabet me atë.

Gjyqtari – Ik, zëre atje, jepi lekët Lonës, të blejë truallin.

Qytetarja – T’i jap lekët ? Ku t’i gjej lekët?

Gjyqtari – Pa lekë s’ta jep ai.

Qytetarja – Si s’ta jep pa lekë ai? Po sa lekë duhet t’i jap?

Gjyqtari – Po ku di unë, unë s’jam ai tani. Ti bën ca pyetje ore, për Zotin.

Qytetarja – Po ç’ja fut kot. Po mirë ore, ti e ke një ide, se unë …

Gjyqtari – Po ku kam idera.

Qytetarja – Se unë kam hall, që të pyes kot.

Gjyqtari – Po ç’idera ? Do vejë avokati, do bisedojë me të dhe të thotë, di unë c’idera kam unë . Sikur janë pantallona. I blejmë 70 mijë lekë, ju vënë tvsh shtatë herë 20 , 84 edhe 6 do t’i fitojnë 90 mijë lekë. Di unë, se ç’muhabete kanë ata?

Gjyqtari – Po nuk mbaj mend tani me hollësi, se unë e kisha mendjen për tjetër punë.

Qytetarja – Për ç’punë e kishe mo Guxim?

Gjyqtari – E kisha për ashtu…

Qytetarja – Të më pëlqeje mua.

Gjyqtari – E.

Qytetarja – Tani s’më pëlqen më edhe ndaj s’mi thua?

Gjyqtari – Po normal. Kështu është bota, interes.

Qytetarja – Çfarë thua?

Gjyqtari – Po re, se kapitalizëm tani. Mbaje mend tani. Mbaje mend tani, s’ka…

Qytetarja – Këtë shprehje mbaje mend, që bota është interes.

Ndërsa gjyqtarja Blerta i thotë, se e mori vendimin në disfavor të saj për shkak se e kishin njoftuar nga KLD-ja, se do t’i vinin kontroll për këtë dosje.

Blerta– Troç fare, unë nuk e bëra, se ajo filloi me letra.

Qytetarja – Me ankesa.

Blerta– Filloi me ankesa edhe mua më erdhi sinjal nga shoqja ime, që e kam në KLD. Tha: Blerta do vijnë për filan dosje. Dhe ma thotë, ja po të gënjej për shpirt të atij, dhe më thotë: të lutem tha, që ta mbyll unë, se do vij unë, që ta bëj kontrollin e dosjes. Jepe në favor të saj, ta mbyllim.

Blerta– Telendare. E bëjnë, se është telendare, nuk e bëjnë, se i shikojnë letrën. Kupton? Mua katër herë më ka kërkuar ministria, tre herë ma ka kërkuar KLD-ja këtë.

Qytetarja – Dosjen.

Blerta –Shtatë herë të mira, po e po. Shtatë herë të mira. Të premten dhashë vendim , ditë e premte ishte? Unë të hënën isha në seminar.

Qytetarja – Të premte, data 27.

Blerta–Të hënën kishin ardhur, kishin marrë dosjen. Mirë, që kisha bërë edhe vendim , kisha bërë edhe kopjen e vendimit. Më tha ajo shoqja mua, si do ikësh ti tha. Ne do vijmë për kontroll për filan dosje. E unë e shpall nesër, i thashë unë. Të lutem, më tha mua, të lutem, se nuk durohet. E kupton? I gjithë ky skandal mbyllet me kërcënimin me jetë që Guximtar Boçi i bën qytetares, kur kjo e fundit i thotë, se e ka regjistruar… /Klan.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori