LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e komunave të rajonit planor të Vardarit janë mëse të kënaqur me projektet e deritanishme

Kryetarët e komunave të rajonit planor të Vardarit janë mëse të kënaqur me projektet e deritanishme

Sipas kryetarit të komunës së Velesit, Sllavço Çadiev, viti i kaluar ka shënuar rekord projektesh në rajonin planor të Vardarit, që përfshin nëntë komuna të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarët e komunave të Shën Nikollës, Kavadarit, Negotinës, Gradso, Çashkës, Velesit, Llozovës, Demir Kapisë dhe Rosomanit u takuan në Rosoman ku u mbajt mbledhja e 21-të e këtij rajoni.


Sipas Çadievit, janë përgatitur 16 projekte, me vlerë të përgjithshme prej 42 milionë denarëve, 7 janë në fazë zbatimi, kurse për 9 të tjera është aplikuar. Ai bëri të ditur se së shpejti do të ofrojnë informacionet e duhura për projektet e këtij vitit./Telegrafi/