LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, diskuton për seancën e 3 gushtit

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, diskuton për seancën e 3 gushtit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të martën mbledhje, ku do të diskutojë lidhur me përgatitjet për seancën konstituive.

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se mbledhja e Kryesisë do të mbahet të martën në ora 14:00.


Ndryshe, orë më parë Presidenca njoftoi se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka caktuar për 3 gusht mbajtjen e seancës konstituive.  /Telegrafi/

Foto: Arkiv