LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri tek “Missini Sweets”, hapi 8 pika për pak kohë

Kryeministri tek “Missini Sweets”, hapi 8 pika për pak kohë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar kompaninë “Missini Sweets”, ndërmarrje e cila është shtrirë në të gjithë Kosovës dhe e cila ka hapur 8 pika për kohe të shkurtër.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në regjionin e Mitrovicës, vizitoi njërën prej kompanive model në këtë regjion, e cila filloi nga zeroja para pak kohësh, por tani është ngritur në ndërmarrje të niveleve evropiane dhe punëson mbi 90 punëtorë.


Kompania e cila merret me prodhimin e ëmbëlsirave, çokollatave dhe produkteve tjera, ka arritur standardet evropiane duke konkurruar në regjion dhe më larg.

Missini Sweets, gjithashtu është pajisur me certifikatat kryesore të sigurisë ushqimore dhe prodhimit si ajo IS0 22000, Haccap dhe ISO 9001 nga kompani ndërkombëtare AQSCERT, e cila ka zyra në Milano, Tiranë dhe së fundmi edhe në Prishtinë.

“Është kënaqësi e madhe të vizitosh kompani të tilla, të cilat jo vetëm që punësojnë numër të madh të punëtorëve, por kanë edhe produkte që konkurrojnë në mënyrë të dinjitetshme në gjithë botën. Përgëzojmë pronarët e kompanisë për këtë arritje dhe iu themi se do të kenë edhe mbështetjen e qeverisë së Kosovës”, tha Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai vizitoi të gjitha repartet në fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave dhe çokollatave, duke u njohur me teknologjinë modern dhe resurset njerëzore që disponon kompania.

Nga ana tjetër, pronari i kompanisë, Lindrit Mirsini, i cili brenda një kohe të shkurtër e ka shpërndarë ndërmarrjen në të gjithë Kosovës, duke hapur 8 pika te reja, tha se është kënaqësi kur zyrtarët që udhëheqin shtetin e Kosovës, kujdesen për biznesin.

Kompania “Missini Sweets” filloi para 3-4 vitesh në Mitrovicë, ndërsa tani ka prezencë në të gjithë Kosovës, përfshirë edhe Prishtinën si kryeqendër. /rtk/