LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Mustafa javën e ardhshme në Bruksel për viza

Kryeministri Mustafa javën e ardhshme në Bruksel për viza

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se javën e ardhshme shefi i ekzekutivit do të udhëtoj në Bruksel për një arsye, që t’u siguroj qytetarëve të drejtat që po u cenohen.

Abdullahu në një postim në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kryeministri po kërkon nga Brukseli që të suspendoj për një kohë demarkacionin.


Postimi i plotë i Abdullahut:

Kryeministri në Bruksel për ti siguruar qytetarëve të drejta që u cenohen nga një grup deputetësh

Të kërkohen mundësitë që Brukseli ta suspendoj për një kohë kushtin e vendosur pa të drejtë, pra atë të demarkacionit, për vizat ndaj qytetarëve të Kosovës, me mundësinë e rikthimit të tij në rast se brenda periudhës së caktuar nuk përmbushet edhe ky kusht.

Kjo është arsyeja pse Kryeministri Mustafa udhëton për në Bruksel. Në takimet që do të ketë, sidomos duke e shfrytëzuar afrinë dhe lidhjet me forcat e qendrës së djathtë (EPP) e që janë me ndikim krucial në Bruksel z. Mustafa do të shpjegoj që ky kusht është bërë edhe barrierë për proceset e mira e të suksesshme qeveritare të cilat janë duke rrjedhur në Kosovë. Këtë po e bën Kryeministri që qytetarët dhe bizneset të mos mbesin pa të drejtën të cilën kuvendarët tanë e gëzojnë, të drejtën e lëvizjes së lirë.

Do të duhej (disa) kuvendarë me kundërshtimin e tyre të mos e getoizojnë qytetarin dhe Kosovën, por ja që një grup i tyre, sado që i vogël sherrin e kanë të madh. Prandaj thënë ndryshe Kryeministri shkon në Bruksel për ti mbrojtur qytetarët nga disa kuvendar, apo edhe për ti mbrojtur kuvendarët nga vetja e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori