LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri italian Matteo Renzi edhe zyrtarisht jep dorëheqje

Kryeministri italian Matteo Renzi edhe zyrtarisht jep dorëheqje

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka paraqitur sonte zyrtarisht dorëheqjen, njoftoi Zyra e Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella.

Renzi ka paraqitur dorëheqjen e tij tek Presidenti i Italisë, i cili e pyeti atë nëse dëshiron të mbetet në krye të Qeverisë së përkohshme, për aq kohë sa do të konsultohet më palët politike për formimin e Qeverisë së re, raportojnë mediat italiane, transmeton KosovaPress.


Konsultimet për formimin e qeverisë, do të fillojnë nesër pasdite dhe duhet të përfundojnë të shtunën pasdite.

Zgjedhjet parlamentare në Itali duhet të mbahen në vitin 2018, por shumë politikanë flasin për mundësinë e mbajtjes së tyre më herët.

Dorëheqjen Renzi e paraqiti tek Presidenti sot, menjëherë pasi Parlamenti italian miratoi buxhetin për vitin 2017, që ishte kërkesë e Presidentit Mattarella që ai të qëndrojë në këtë pozitë deri sa të miratohet buxheti.

Kryeministri italian, të hënën ka njoftuar dorëheqjen e tij, pas disfatës që pësoi të dielën në referendum mbi ndryshimet kushtetuese të propozuara nga ai.