0Shares

Toni Kroos ka zbuluar ngazëllimin e tij me paraqitjen e Bayern Munichut në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, të cilën Bavarezët e fituan me rezultat 3-1.

“Gjatë një pjese të madhe të ndeshjes ne treguam një paraqitje të jashtëzakonshme kundër një skuadre të kreut. Ne luajtëm me shumë vetëbesim”.

“Kishte vetëm një fazë të shkurtër kur Arsenali ishte më i mirë dhe kishte disa shanse, por ju nuk mund gjithmonë ta parandaloni këtë”, ka thënë Kroos. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)