LAJMI I FUNDIT:

Kroacia zbulon sulmuesit më të mirë që nga pavarësia – Kozniku i pari, aty edhe Beqiraj

Kroacia zbulon sulmuesit më të mirë që nga pavarësia – Kozniku i pari, aty edhe Beqiraj

Që nga viti 1992 kur Kroacia e fitoi pavarësinë nga Jugosllavia, kampionati kroat ka ndërruar plotë 20 top topshënues.

I pari që është në librat e historisë është Ardian Kozniku, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatin të vitit 1992 kur luante me Hajdukun.


Ai shënoi 12 gola në 24 ndeshje.

Top shënuesi më i ri është maqedonasi Ilija Nestorovski që aktualisht luan me Palermon.

Maqedoni shënoi 25 gola në kampionatin e fundit, ndërsa sot kushton 20 milionë euro.

Në këtë listë është edhe një shqiptar. Ai është pejani Fatos Beqiraj që me Dinamon shënoi plotë 15 gola në vitin 2012.

Në listë janë edhe sulmues si Mario Mandzukic, Eduado Da Silva, Ivica Olic e Andrej Kramaric.

Historia e Ardian Kozniku për vitin 1992 – as rrëzimi i aeroplanit nuk e ndali 

Kozniku në vitin 1992 shënoi 12 gola për ta ndihmuar Hajdukun që të shpallet kampion.

Sulmuesi nuk e harron rrëzimin e aeroplanit që i ndodhi në vitin 1990, nga udhëtimi prej Prishtinës drejt Splitit.

Kozniku pjese e Kroacisë

Ish-drejtori sportiv, i Hajdukit, Jurica Jerkovi, shkoi ta marr Koznikun që të nënshkruajë me të kontratë.

Gjatë kthimit piloti Matko Raos, hasi në një stuhi dhe u desh të zbresë aeroplanin në një fshat afër Kralevës në Serbi. Gjatë zbritjes piloti, Kozniku dhe Jerkovic morën lëndime të lehta.

Fatos Beqiraj viti 2012, top shënues – Beqiraj nuk mundet pa Dinamon

Sulmuesi pejan kishte lënë Buducnostin e Podgoricës për tu transferuar te Dinamo. Ai erdhi në vitin 2010 dhe qëndroi deri në vitin 2014, ku në 90 ndeshje shënoi 30 gola.

Në vitin 2012 ai shënoi 15 gola për tu shpallur top-shënues i kampionatit kroat.

Ai është shënuesi i tetë më i mirë në histori të Dinamos, ndërsa u largua drejt Kinës.

Beqiraj dashuri për fanellën e Dinamos

Beqiraj i njohur në Kroaci si ‘Beço’,  ka gjak të Dinamos. Kur u kthye në Evropë luajti me Dinamo Minskun në vitin 2015.

Sot ai përsëri është pjesë e Dinamos, po asaj të Moskës që luan në divizionin e dytë rus. /Telegrafi/