Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, kurse ende nuk është arritur të krijohen institucionet.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike, shprehin shqetësimin se situata ekonomike do të bartë pasoja më të mëdha nga gjendja aktuale politike.
Sipas tyre, kjo në radhë të parë do të ndikojë negativisht tek interesimi dhe ardhja e investitorëve të huaj në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se një situatë e tillë, ishte edhe në vitin 2014, pas zgjedhjeve të përgjithshme, ku ngërçi politik pengoi formimin e institucioneve të vendit, për rreth gjashtë muaj.
E, kjo më pas rezultoi me rënie të dukshme të investimeve të jashtme.
“Është pothuajse i njëjti skenar i vitit 2014. Po, çka e karakterizon këtë periudhë kohore nga viti 2014 në vitin 2017, kanë ndodhur shumë pamje trishtuese nga Kosova, gazi lotsjellës, qoftë skenat nga Kuvendi dhe të gjitha këto kanë zënë vend nëpër hapësirat mediale që në mënyrë direkte i kanë demotivuar investitorët për të investuar në Kosovë”, thotë Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.
Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2014, investimet e huaja direkte në Kosovë kishin rënë në 151 milionë euro, vlera më e ulët në dekadën e fundit.
Edhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se bllokada institucionale do të ndikojë në mosinteresimin apo edhe nëlargimin e investitorëve të huaj nga Kosova, pasi, siç thotë ai, kusht kryesor për ardhjen e investitorëve ndërkombëtar në Kosovë, është stabiliteti politik.
Bektashi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se kriza aktuale politike mund të shndërrohet në krizë ekonomike.
“Moskrijimi i institucioneve bart më vete një vlerë financiare shumë të lartë për ngecje në zhvillimin ekonomik, por edhe ikjen e shumë investitorëve të huaj nga Kosova”.
“Formimi i qeverisë duhet të jetë sa më i shpejtë, nuk dua të përzihem në çfarë baze, por investitorëve të huaj dhe institucioneve ndërkombëtare financiare u intereson që një shtet të ketë një qeveri të caktuar”, konsideron Bektashi.
Ndërkaq, Safet Gërxhaliu shprehet se vendet e rajonit kanë krijuar klimë të favorshme për investitorë të huaj.
“Besoj që duhet të mësojmë nga vendet e rajonit. Po shihet rritja e investimeve të huaja në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni sidomos në Serbi. Prandaj, duhet të mësojmë me këto përvoja, që vërtet të bëjmë më tepër për investitorë të huaj, sepse një ndër indikatorët kyç për zhvillim dhe qëndrueshmëri ekonomike, është pa mëdyshje indikatori i investimeve të huaja, qoftë në mënyrë direkt apo indirekte”, shton Gërxhaliu.
Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, tregojnë se deri në muajin maj të këtij viti, investimet e huaja kanë arritur në 103.7 milionë euro, kurse në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar këto investime kanë qenë 90.3 milionë euro.
Tashmë kanë filluar të numërohen humbjet financiare nga zvarritja e krijimit të institucioneve të dala të nga zgjedhjet e 11 qershorit. Kosova ka humbur 15 milionë euro kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe më shumë se 50 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën