LAJMI I FUNDIT:

Kriza politike në Maqedoni ndikon edhe te duhanpirja

Kriza politike në Maqedoni ndikon edhe te duhanpirja

Qytetarët e Maqedonisë dita ditës blejnë më pak duhan. Konsumi katër vitet e fundit shënon ulje të vazhdueshme prej 2 deri 4 për qind dhe e ndjek trendin i cili 15 vitet e fundit është evidentuar dhe në vendet evropiane, shkruan gazeta Koha. Arsyet kryesore për uljen e kërkesës të duhanit te ne, mbi të gjitha janë fuqia blerëse e qytetarëve dhe rritja e çmimeve, por dhe aspekti shëndetësor dhe legjislacioni i cili ndaloi pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

Stevan Vranesh, drejtor për rajonin në “Imperial tobako”, thotë se rritja e fundit e çmimit të duhanit te ne nuk është pasojë e rritjes së akcizës.

“Në formimin e çmimit shitës ndikojnë shumë faktor, jo vetëm akciza. Rritja e fundit e çmimit të duhanit ishte vendim i brendshëm i kompanisë, në përputhje me vlerësimet e veta pozicionimin e tregut”, potencoi Vranesh.

Megjithatë, rënia e kërkesës nuk do të thotë se qytetarët e Maqedonisë pijnë më pak duhan. Sipas drejtorit të “Imperial Tobako” për tregun e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Kiril Veliçkovski, mesatarisht çdo duhanpirës në Maqedoni konsumon nga 18 deri 19 cigare në ditë.

Kompania në Maqedoni punon tanimë 15 vjet, ndërsa këtë vit, planifikon për të rritur prodhimin për 30 për qind. Deri më tani kanë investuar rreth 40 milionë euro, ndërsa në vazhdim është modernizimi i procesit teknologjik.

Kompania në vit kontribuon me 100 milionë euro për buxhetin e Maqedonisë. Brendet e “Imperial tobako” për momentin kanë rreth 60 për qind pjesëmarrje në tregun e Maqedonisë, ndërsa eksportohet mbi 40 për qind nga prodhimi i përgjithshëm në pesë tregje të rajonit, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Shqipëria, si dhe në Rusi, ku këtë vit planifikon të arrijë 30 për qind të prodhimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori