LAJMI I FUNDIT:

Kriza e borxheve të euros turbullon koniunkturën

Kriza e borxheve të euros turbullon koniunkturën

Kriza e euros ende nuk ka marrë fund. Prandaj shumë ekspertë janë skeptikë. Megjithëse ekonomia gjermane deri tani tregohet e zhdërvjellët, kriza vazhdon ta kërcënojë koninukturën.

Edhe vitin që vjen kriza në Eurozonë do të bartë me vete rreziqe të mëdha për zhvillimin ekonomik, për këtë institutet e studimeve ekonomike janë të të njëjtit mendim. Kështu, të martën (25.12.2012), presidenti i Institutit Renian-Vestfalian për Kërkimet ekonomike (RWI), Christoph Schmidt paralajmëroi: "Kriza e borxheve nuk ka marrë fund."

Kai Karstensen nga Instituti i Mynihut Ifo druhet se "në çdo kohë mund të ketë një shkallëzim të ri të gjendjes". Sektori bankar brenda eurozonës nuk është ende sa duhet stabil. Carstenseni druhet se "për një vit ne do të përjetojmë ngritjen edhe të mekanizmave të tjerë të shpëtimit." Në fund të fundit nuk u ngul këmbë kot, që "bashkimi bankar të bëhet me kaq shpejtësi".

Eksperti i koninukturës së IFO-s, Carstensen, kërkon nga qeveria gjermane që në luftë kundër krizës së borxheve në Evropë të kërkojë më shumë përgjegjësi vetjake nga shtetet e Eurozonës. “Thjesht nuk është e vërtetë që kriza mund të zgjidhet vetëm duke shtuar "ndërhyrjen e Evropës".

Në një bisedë për agjencinë e lajmeve DAP, ai tha se "rishpërndarja, përgjegjësia për komunitetin dhe kontrolli qendror" brenda BE-së nuk janë rruga e duhur për zgjidhjen e problemit të borxheve. Përkundrazi, ajo që duhet të forcohet është përgjegjësia vetjake e shteteve të Eurozonës. Kjo e bën atraktive arritjen e synimeve të përcaktuara. /Telegrafi/