LAJMI I FUNDIT:

Kripa e detit: Produkt që çdo femër e ëndërron, por që ende nuk i din efektet e mahnitshme të saj

Kripa e detit: Produkt që çdo femër e ëndërron, por që ende nuk i din efektet e mahnitshme të saj

A jeni duke kërkuar ilaçe të thjeshta natyrale për flokët me yndyrë, lëkurën me rrudha dhe probleme tjera shëndetësore? Nëse po, atëherë kripa e detit mund t’ju furnizoj me zgjidhjen e duhur.

Ajo përmban mbi 80 përbërës të cilët ndihmojnë në trajtimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve. Pra, përfitimet shëndetësore të kripës së detit janë enorme, transmeton Telegrafi.

Kripa e detit i balancon nivelet e acidit në trup, duke e eliminuar rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ajo gjithashtu e përmirëson sistemin e imunitetit, e përmirëson shëndetin kardiovaskular, kontrollon shtypjen e lartë të gjakut, i ulë nivelet e larta të kolesterolit dhe trajton diabetin.

Trajtimi i flokëve yndyrorë me kripën e detit

Për flokët, kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban një bollëk me minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.

Përdorimi i kripës së detit në flokë bëhet duke i lagur flokët, e pastaj duke ia shtuar një deri në dy lugë gjelle me kripë në skalp. E masazhoni kriën e detit në skalp me ndihmon e gishtërinjve të lagur.

Përmirësojeni lëkurën

Dushi me kripë detit ndihmon në heqjen e të gjitha ujërave të tepërt nga lëkura, duke e parandaluar lëkurën të akumulojë lëngje të tepërta. Kjo rezulton në lëkurë më të shëndetshme.

Hani më shumë kripë deti

Nëse dëshironi t’i gëzoni të gjitha përfitimet shëndetësore të kripës së detit, si p.sh., përmirësimin e shtypjes së lartë të gjakut dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, atëherë duhet t’ia shtoni kripën dietës suaj.

Kripën në ushqim mund ta përdorni në sallate, supë, mishra etj. /Telegrafi/