LAJMI I FUNDIT:

Krimi në Shtërpcë: Sulmoi dy foshnjat me thikë pasi gruaja refuzoi të hante darkë me të

Krimi në Shtërpcë: Sulmoi dy foshnjat me thikë pasi gruaja refuzoi të hante darkë me të

Mediat serbe kanë publikuar detaje të reja rreth krimit monstruoz në Shtërpcë, ku babai ka sulmuar dy foshnjat binjake me thikë. Njëra foshnje ka mbetur e vdekur, ndërsa foshnja tjetër po trajtohet në Spitalin e Nishit, si pasojë e plagëve të marra. E gjithë ngjarja ka filluar në mënyrë banale, pasi bashkëshortja e Dejanit ka refuzuar të ulet dhe të hajë darkë me të.

Babai i tërbuar, Dejan Krstiçiq (35), nga Shtërpca ka sulmuar me thikë fëmijët binjakë, Danielin dhe Nemanjën, të moshës vetëm 40 ditë, derisa gruaja e tij Ana (27) ishte e ulur në shtrat me fëmijët.


Danilo u godit me thikë në afërsi të zemrës, pas të cilës fëmija fatkeq vdiq në rrugë për në spitalin e Graçanicës.

Vëllai i tij binjak, Nemanja, është në spitalin e Nishit dhe përkundër situatës së vështirë, gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut.

Siç merret vesh, Dejani së pari është vërsulur tek Danilo. Therjen vdekjeprurëse ia bëri në gjoks, pastaj u vërsul me thikë te Nemanja. Ana kishte kërcyer që ta ndalojë.

Prej britmave të saj erdhi me vrap vëllai i Dejanit. Para se ata të ndalnin Dejanin, ai theri Nemanjën me thikë në qafë dhe stomak.

“Shkëndija” e tragjedisë familjare të paparë në Shtërpcë, ku Krstiçiq sulmoi me thikë fëmijët e tij, filloi në tryezë në shtëpinë familjare të hënën rreth orës 19.30. Në shtëpinë e Krstiçiqit, në momentin e tragjedisë, kanë qenë edhe prindërit e Dejanit dhe vëllai i tij.

“Dejani, Ana dhe fëmijët ishin vetëm në kuzhinë. Dejani ishte ulur në tryezë që të darkojë, ndërsa Ana me fëmijët ishin të ulur në shtrat. Dejani kishte thirrur Anën që të darkojë me të, por ajo nuk ka pranuar duke thënë se nuk ishte e uritur. Pse, askush nuk e di, por refuzimi i saj kishte irrituar Dejanin. Ai kërceu nga karriga e tij, nxori një thikë nga sirtari, dhe kërceu deri te shtrati. Pa asnjë fjalë filloi të therë fëmijët”, ka thënë për “Blic”, komandanti i policisë në Shtërpcë, Dragan Ivanoviq.

Ai thotë se Dejanin e ndalën Ana dhe vëllain e tij, i cili pasi ja mori Dejanit thikën nga dora e tij e rrëzoi poshtë në dysheme. Pastaj thirri një ambulancë dhe njoftoi policinë.

Siç merr vesh “Blic”, edhe pse Nemanja kishte një goditje me thikë në bark, për fat të mirë nuk është lënduar asnjë organ i brendshëm. Vogëlushi kishte shumë fat dhe mbijetoi therjen në qafë e cila ”për një qime” ka mundur që të përfundojë me vdekje, pasi thika nuk ka dëmtuar arterien karotide (arteriet kryesore që furnizojnë kokën me gjak). Ai është i prerë me thikë nëpër fytyrën e tij.

Dragoljub Zivanovic, ndihmës drejtor i Klinikës për kirurgji pediatrike dhe ortopedi në Nish, thotë se fëmija i lënduar, i cili ka arritur tek ata kishte një plagë nga thika në bark, në qafë dhe prerje në fytyrën e tij, por për fat nuk ka pasur lëndime të organeve të brendshme.

Nëna Ana e shpëtoi atë nga goditja e fortë, vdekjeprurëse. Ajo së bashku me ekipin ambulancës shkoi në Nish, ku gjatë gjithë kohës është me djalin e saj. /GazetaExpress/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori