LAJMI I FUNDIT:

Krimet banale në Shqipëri, që fshiheshin nga komunizmi: Mësuesit përdhunonin nxënëset, regjimi heshtte! (Video)

Krimet banale në Shqipëri, që fshiheshin nga komunizmi: Mësuesit përdhunonin nxënëset, regjimi heshtte! (Video)

Më datën 16 prill 1971 P. I., me arsim të lartë, drejtor i shkollës së mbrëmjes në fermën e… në rrethin e Durrësit, thërret në shkollë një nxënëse të klasës së VI-të dhe në dhomën e mësuesit, mbasi e mbyll këtë nga brenda kryen me të aktin seksual. Po në rrethin e Durrësit, J.Gj., ish arsimtar në fshatin Hamallaj, hyn në marrëdhënie seksuale në një nga klasat e kësaj shkolle, me një nxënëse të shkollës së natës. Po kështu, ky i pandehur ka ndërmjetësuar që edhe shoku i tij të hyjë në marrëdhënie seksuale me një nxënëse tjetër. Në muajin prill 1971, ish arsimtari R.Ç. në fshatin Turan të rrethit të Tepelenës, tenton të kryejë aktin seksual në shkollë në dëm të një nxënëseje të klases së pare…

Kjo është vetëm një pjesë e raportit të prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, me 14 korrik 1971, ku përdhunimi i fëmijëve në shkolla jepet me një gjuhë gati indiferente dhe shqetësim ishte cenimi i figurës morale të mësuesit dhe jo përdhunimi i fëmijëve. Madje, dokumente të tjera dëshmojnë se strukturat shtetërore kishin bërë çmos ta mbyllnin e ta mbanin të fshehtë krimin.


Dokumenti i cili ruhet bashkë me dy shkresa të tjera të firmosura nga Kadri Hasbiu e Feçorr Shehu, në një prej dosjeve të Këshillit të Ministrave në AQSH, zbulojnë një panoramë të qartë të krimit ordiner gjatë viteve të regjimit komunist: vjedhje të shumta, abuzime seksuale me të mitur, falsifikime e mashtrime, rrahje e dhunime fizike në familje e shkolla dhe vrasje te shumta për arsye banale, shpesh ne rrethana makabre…

Mijëra dokumente arkivore të periudhës së komunizmit dëshmojnë se krimi ordiner ka mbretëruar gjatë gjithë viteve të regjimit komunist dhe se teoria e një rendi dhe qetësie të garantuar nga pushteti I Hoxhës, është thjeshtë një utopi. Shumë shqiptarë sot besojnë ende në këtë utopi. Dhe sekreti është se në atë media të mbërthyer nga censura e regjimit, nuk pasqyrohej kurrë as edhe një prej rasteve të krimit ordiner. /Shqiptarja/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori