LAJMI I FUNDIT:

Krijuesi i Android ka krijuar një super-telefon që pritet të jetë rivali i iPhone dhe Samsung

Krijuesi i Android ka krijuar një super-telefon që pritet të jetë rivali i iPhone dhe Samsung

Sipas një lajmi të publikuar në Bloomberg, Andy Rubin, njër prej krijuesve të platforms mobile Android, ka themeluar një kompani të quajtur Essential e cila do të fokusohet në krijimin e pajisjeve të bazuar në intelegjencë artificiale.

Njëra prej këtyre pajisjeve do të jetë një telefon i cili do të mund t’i bëjë konkurrencë telefonave më të mirë në treg.

Duke u bazuar në përvojën e Rubin në tregun e telefonave, duhet të presim shumë nga lansimi i parë i Essential.

Vetë telefoni thuhet se do të sjell një ekran pa korniza dhe është duke synuar të garojë me telefonat më të mirë Android dhe iPhone.

Sipas informatave të rrjedhura, ekrani i telefonit nga kjo kompani do të jetë më i madh se paneli prej 5.5 inç në iPhone 7 Plus dhe në të njejtën kohë do të ketë trup më të hollë të ndërtuar nga një kombinim i metalit dhe qeramikës.

Pajisja mund të ketë edhe konektorin magnetik që do t’i lejojë pjesëve të ngjiten në telefon, ngjashëm me sistemin modular të Moto Z.

Me një treg të telefonave kaq të larmishëm, mund të presim se Rubin do të sjell një pajisje e cila do të jetë e veçantë nga të tjerat.