LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Priteni Limajn, ose ikëm!

Krasniqi: Priteni Limajn, ose ikëm!

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi, ka kërkuar nga lideri i kësaj partie, Hashim Thaçi, që ta shtyjë Kuvendin Zgjedhor të partisë derisa të lirohet Fatmir Limaj nga proceset gjyqësore. Nëpërmjet një kërkese të cilën ia ka dërguar Thaçit para disa ditëve, kryeparlamentari Krasniqi ka argumentuar pse Kuvendi i kësaj partie nuk bën të mbahet pa praninë e nënkryetarit të parë të saj, dhe cilat janë pasojat nëse nuk do të shtyhet Kuvendi.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri”, brenda PDK-së kanë treguar se në kërkesën e tij, Krasniqi ia ka bërë me dije Thaçit se Limaj nuk dëshiron që t’i falet ndonjë pozitë në parti, por ai është i interesuar që të jetë i lirë, të marrë pjesë në zgjedhje të brendshme dhe ta marrë pozitën që e meriton.

“Jakup Krasniqi e ka sqaruar se Kuvendi mund të shtyhet pa problem sepse Partia Demokratike e osovës në bazë të statutit të saj mund edhe dy vjet të mos mbajë zgjedhje”, tregon burimi për përmbajtjen e letrës.

Dërgimin e kërkesës për shtyrjen e Kuvendit Zgjedhor të mërkurën e ka konfirmuar edhe vetë kryeparlamentari Krasniqi. “Arsyeja (e kërkesës për shtyrje të Kuvendit) është se Fatmiri nuk ka mundësi të jetë dhe të bëjë garë për pozitën që ai do ta kërkonte. Shtyrja nuk bie ndesh me statutin, përkundrazi, mbajtja bie ndesh me statutin”, është përgjigjur ai.

Krasniqi e Limaj e braktisin PDK-në?

Respektimi ose jo i kërkesës së Krasniqit nga ana e Thaçit do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në fuqinë që do ta ketë në të ardhmen Partia Demokratike e Kosovës. Burimi i gazetës brenda kësaj partie ka sqaruar se Krasniqi ia ka bërë me dije Thaçit se nëse nuk e merr parasysh kërkesën për shtyrje të Kuvendit, atëherë gjasat që ai dhe Limaj t’i ndajnë rrugët me PDK-në janë shumë të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori