LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi ia kthen AAK-së: Tregoni se çfarë i premtuat Listës Serbe për mbështetjen që po ua jep

Krasniqi ia kthen AAK-së: Tregoni se çfarë i premtuat Listës Serbe për mbështetjen që po ua jep

Fjalimi i deputetit të VV-së, Frashër Krasniqi i thënë sot në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ngjalli debat dhe reagime.

Ishe pikërisht fjalia “Haradinaj është i gatshëm t’i bie në gjunjë Listës Serbe dhe kriminelit ordiner Ukë Rugovës për të ruajtur edhe nja dy vjet krimin e vet”, ajo që nxiti edhe reagimin e deputetit të AKR-së, Labinot Tahirit dhe vetë AAK-së.


AAK i reagon Krasniqit: "Kakarisjet” e sotme në Kuvend, spektakël populizmi
Lexo po ashtu AAK i reagon Krasniqit: "Kakarisjet” e sotme në Kuvend, spektakël populizmi

Kjo e fundit përmes një komunikate për media theksoi se “kakarisjet” e sotme në Kuvend, ishin një spektakël populizmi i një grupi jo-formal deputetësh, në mesin e të cilëve edhe njerëz të akuzuar për terrorizëm, e jo debat parlamentar, pasi që nuk mund të ketë debat në një seancë që nuk ka kuorum.

““ Listën Serbe“, nuk ua sollëm ne! Atë e gjetëm në mesin tuaj, dhe ju neokomunistët e këtij vendi, mos u thirrni në patriotizëm, sepse patriotizmi pa akte patriotike, që juve u kanë munguar gjithmonë, mund të jetë vetëm strehë horrash!”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Krasniqi: Haradinaj i gatshëm t’i bie në gjunj kriminelit ordiner Ukë Rugova
Lexo po ashtu Krasniqi: Haradinaj i gatshëm t’i bie në gjunj kriminelit ordiner Ukë Rugova

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e deputetit Frashër Krasniqi, i cili përmes një postimi në Facebook kërkoi nga AAK-ja që të tregojë se çfarë i premtoi Listës Serbe për mbështetjen që po ua jep.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Mbase njëmend AAK nuk na e solli Listen Srpska ne Kuvend (ate e sollen partneret e saj te koalicionit te krimit). Por AAK pat kerkuar ne fillim te ketij viti qe Lista Srpska te shpallet nongrata dhe te perjashtohet nga Qeveria. Cka ndodhi tash që u bënë bashkë?!
Në vend qe me be deklarata qesharake dhe me shpifje, le t’na tregon AAK se cka i premtoi Listes Srpska per mbeshtetjen qe po ua jep?!”(sic.)
/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori