LAJMI I FUNDIT:

Krahasimi Ronaldo – Mbappe, gjeniu francez e mposht në çdo statistike kur ishin në të njëjtën moshë (Foto)

Krahasimi Ronaldo – Mbappe, gjeniu francez e mposht në çdo statistike kur ishin në të njëjtën moshë (Foto)

Kylian Mbappe është njeriu i momentit në modë në botën e futbollit. Gjysma Evropës e duan perlën e re franceze.  

Te Real Madridi janë në pritje të vendimit përfundimtar të Cristiano Ronaldo, do të qëndrojë apo jo.


Nëse portugezi në fund vendos të ndryshojë klub, atëherë në krye të listës së zëvendësuesve të mundshëm është Kylian Mbappe.

Sulmuesi adoleshent i Monacos ka premisat e një futbollisti, që do të bëjë epokë në futboll.

Statistikat e secilit

Nuk është vetëm talenti, por edhe numrat që sugjerojnë një të ardhme të jashtëzakonshme për talentin që është vetëm 18-vjeç e gjysmë. Madje, statistikat e tij janë edhe më të mira se ato të Cristiano Ronaldos, në të njëjtën moshë, transmeton Telesport.

Francezi debutoi zyrtarisht në futbollin profesionist kur ishte 16 vjeç e 11 muaj, ndërsa me Ronaldon kjo ka ndodhur kur ishte pothuajse një vit më i madh, pra kur ishte 17 vjeç e gjysmë.

Ronaldo kur luante te Sporting Lisbona

Golin e parë zyrtar, Mbappe e ka shënuar kundër Troyes, në Ligue 1, në moshën 17 vjeç e gjashtë muaj, ndërsa Criastiano e realizoi 17 vjeç e tetë muaj ndaj Moirenses, kur luante me Sportingun e Lisbonës.

Portugezi duhet të kalonte të 20-tat për të gjetur golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Mbappe deri tani ka shënuar 6 gola, të parin ndaj Manchester City në “Etihad”, 18 vjeç e gjashtë muaj.

Mbappe shënues i lindur

Francezi është nga ato talente të futbollit, që spikasin çdo 10 vjet. Është aktivizuar në 60 ndeshje zyrtare si profesionist, ndërsa Ronaldo në të njëjtën moshë regjistronte gati gjysmën e kësaj shifre, 31 ndeshje.

Në moshën e Mbappe, ylli i Real Madridit kishte shënuar vetëm 5 gola si profesionist, ndërsa sulmuesi aktual i Monacos ka arritur shifrën 27.

Edhe në asiste është në favor, në raportin 10 me 7. Gjithashtu, Mbappe ka debutuar në një moshë shumë të re me kombëtaren, 18 vjeç e tre muaj, ndërsa CR7 e veshi për herë të parë fanellën e Portugalisë 18 vjeç e 9 muaj.

Ai te moshat e Monacos ka mbajtur numrin 7

Ronaldo ka përparësi në shifra vetëm në kategoritë inferiore, me 15 finalizime përkundrejt 7 të Mbappe.

Mbappe me idhullin e tij Ronaldon

Francezi mund të bëjë hapin e madh dhe mund të jetë pasardhës i idhullit të tij Cristiano Ronaldon, i cili mund t’i lërë trashëgiminë te Real Madridit.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori