LAJMI I FUNDIT:

KQZ rikujton partitë politike të dorëzojnë listat e kandidatëve

KQZ rikujton partitë politike të dorëzojnë listat e kandidatëve
 Kanë mbetur edhe dy ditë kohë kur partitë politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të organizohen me 22 tetor.

KQZ-ja iu ka bërë thirrje partive politike që të përfundojnë listat me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, pasi që afati i fundit për këtë është 22 gushti, ditë e martë.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi ka treguar se të gjitha aplikimet që bëhen do të shqyrtohet pastaj në përputhje me ligjin.


“Deri më 22 gusht subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe listat e kandidatëve për Kuvendet Komunale. Të gjitha aplikimet që bëhen do të shqyrtohen nëse janë në përputhje me ligjin”, ka thënë Elezi.

Tutje, ai ka treguar se deri kur do t’i pret KQZ-ja partitë politike që të dorëzojnë listën e kandidatëve.

“Ne do t’i presim aplikimet deri në orën 24:00 të ditës së martë”, është shprehur ai.