0Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka vendosur ende për regjistrimin e lëvizjes islame “Bashkohu” si parti politike në Kosovë. Kurse udhëheqës të kësaj lëvizjeje thonë se po tentojnë të bëhen pjesë e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve.

Fuad Ramiqi, ka vendosur të mos drejtojë partinë, të cilën do ta udhëheqë Arsim Krasniqi. Në statutin dhe programin e kësaj partie nuk flitet për orientimin politik të partisë, por qartësohet, ndër të tjera, se parim themelor i disiplinës në lëvizje është përmbajtja e normave morale të mbështetura në parimet hyjnore, transmeton Koha.net.

As neni 8 i Kushtetutës së Kosovës, për udhëheqësit e kësaj lëvizjeje islame, nuk paraqet ndonjë problem.

Sipas këtij neni, Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

Një parti e tillë, e mbështetur në ideologji fetare, vlerësohet e panevojshme për skenën politike në Kosovë. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)