LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja, e gatshme për zgjedhje

KQZ-ja, e gatshme për zgjedhje

Pas rënies së qeverisë “Mustafa” Kuvendi dhe Qeveria kanë mbetur nën ombrellën e presidentit Thaçi, i cili gjatë ditës së enjte pritet të japë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat planifikohen të mbahen më datën 11 të muajit qershor.

Gjersa i pari i vendit dje ka dekretuar vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së pestë, në ndërkohë edhe Komisioni Qendror Zgjedhor është shprehur i gatshëm për aranzhimin e procesit zgjedhor të parakohshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.


Ndryshe, njohësit e çështjeve ligjore mendojnë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme po i stopon proceset politike dhe po e varfëron ekonominë dhe ka të tillë që mendojnë se kostoja e zgjedhjeve të parakohshme është e parëndësishme karshi dëmit politik që i është bërë skenës politike nga Qeveria që lamë pas.

Në Komisionin Qendror Zgjedhor shprehen të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi, thotë se KQZ-ja e ka obligim organizimin e këtyre zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për detyrë kushtetuese që të organizojë zgjedhje kurdo që një gjë e tillë kërkohet, prandaj në këtë drejtim KQZ-ja është e mobilizuar për t’i përmbushur detyrimet që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet”, ka thënë ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori