LAJMI I FUNDIT:

KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet lokale 

KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet lokale 

Në qendrën e numërimit dhe rezultateve po vazhdon rinumërimi i 280 kutive të votimit, të cilat patën mospërputhje të të dhënave. Deri më tani, nga ky numër janë rinumëruar 126 kuti të votimit, ndërsa, deri të shtunën pritet që të përfundojnë të tërat dhe t’i hapet rrugë numërimit të votave me kusht, votave me postë dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha për KosovaPress se procesi i rinumërimit po shkon mirë dhe se sipas dinamikës përfundimi i rinumërimit të tyre pritet të bëhet brenda pak ditëve.


“Në QNR është duke vazhduar rinumërimi i kutive të votimit sipas vendimit të KQZ-së. Siç dihet janë 280 kuti për të cilat KQZ ka vendosur të rinumërohen disa plotësisht dhe disa pjesërisht. Deri më tani numri i kutive që janë rinumëruar është 126 dhe janë në proces kutitë e tjera të cila do të rinumërohen gjatë ditës së sotme. Prej këtyre 126 kutive të rinumëruara, 107 kuti janë në kuadër të atij grupi që është dashur të rinumërohen plotësisht, ndërsa 19 të tjera janë kuti të cilat janë rinumëruar pjesërisht nga ai grupi prej 114 kutive që ka vendosur KQZ-ja”, tha Elezi.

Derisa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve procesi i numërimit dhe rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 11 qershorit po shkon drejt fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të rregullta lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor, pas vendimit të presidentit.

Elezi, thotë se kanë kohë të mjaftueshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që ato të jenë sa më cilësore.

“Aktualisht në KQZ është duke u punuar që të përgatitet plani operacional për organizimin e zgjedhjeve lokale. Besojmë se gjatë ditës së nesërme do të ketë një takim ku do të diskutoj dhe miratoj këtë plan operacional ku parashihet ndërmarrja e qindra aktiviteteve sa i përket organizimit sa më cilësor të këtyre zgjedhjeve. E kemi thënë edhe më herët se KQZ ka kapacitetet e plota për të organizuar një proces zgjedhor, sidomos ky që do të jetë i rregullt pasi do të kemi katër muaj kohë për t’i përgatitur këto zgjedhje”, theksoi ai.

Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk do të ndikoj fare në cilësinë e organizimit të zgjedhjeve lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori