LAJMI I FUNDIT:

Kozniku zbulon arsyet e dështimit historik të Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve

Kozniku zbulon arsyet e dështimit historik të Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve

Dinamo Zagreb edhe zyrtarisht është ekipi i më i keq i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.

Zagrebasit kanë përfunduar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve me zero pikë të fituara dhe zero gola të shënuara kundrejt 15 të pranuara, e cila gjë ka bërë që ta zbres prej ‘fronit’ skuadrën bullgare të Levskit, e cila para dhjetë viteve kishte mbetur pa pikë, por së paku kanë shënuar një gol.

Ardian Kozniku, ish-futbollisti i Dinamos, ka pohuar se ky është realiteti i ekipit kroat, i cili nuk i ka punët mirë as në ligën elitare kroate.

Kjo është skuadra më e keqe e të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Kjo është skuadra më e keqe e të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

Kozniku ka thënë për Telegrafin se shkaktar i rezultateve të dobëta janë largimet e futbollistëve për në skuadra evropiane, dhe mos mundësia për t’i zëvendësuar me lojtarë adekuat.

“E vërtet se Dinamo këtë vit është ekipi më i dobët në Ligën e Kampionëve. E gjithë kjo për shkak të largimit të tre lojtarëve kyç Ricardo, Marco Pjaca dhe Marco Rog. Zbrazëtirën e krijuar prej këtyre nuk ka mundur ta plotësojë skuadra, por edhe nuk ka pasur shumë prurje të reja”, tha Kozniku.

Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Ardian Koznikut
Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Ardian Koznikut

Ai më tutje ka thënë se vetëm pjesëmarrja e sivjetme në Ligën e Kampionëve është sukses në vete për Dinamon

“Dinamo vetëm me hyrjen në Ligën e Kampionëve ka arrit një rezultat të mirë dhe është i vetëdijshëm se nuk ka kurrfarë mundësie kundër këtyre ekipeve të bën diçka më shumë. Por, Dinamo me potencialin që ka nuk ka mundësi që të jetë krahasohet me ekipet gjigante”, përfundoi Kozniku.

Kujtojmë se 49-vjeçari ka luajtur për dy skuadrat e famshme të kroate, atë të Dinamo Zagrebit dhe Hajduk Splitit ndërsa ka qenë edhe reprezentues i Kroacisë, kur kjo e fundit zuri vendin e tretë në botërorin e 1998. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori