LAJMI I FUNDIT:

“Kotzias në dyshime për vizitën e tij në Shkup”

“Kotzias në dyshime për vizitën e tij në Shkup”

Portali grek “News 24/7” shkruan se Ministria greke e Punëve të Jashtme po mendohet nëse shefi i diplomacisë, Nikos Kotzias, duhet ta vizitojë Maqedoninë, për arsye të siç thonë, provokimeve të funksionarëve nga Maqedonia me hartën e “Maqedonisë së Madhe”.

“Vendimi që të vizitohet ministri i Punëve të Jashtme në Shkup, Nikolla Dimitrov, në fund të gushtiti po rishqyrtohet. Arsye është sulmi i fundit mbi Greqinë në ngjarjet në Toronto, në të cilin kanë marrë pjesë funksionarë qeveritarë nga Shkupi”, shkruan “News 24/7”.


Athina zyrtare më 16 gusht akuzoi Qeverinë e Maqedonisë se ka shkelur marrëveshjen e përkohshme mes dy vendeve e nënshkruar në vitin 1995, pasi konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë, Jovica Paleshevski, në “ngjarje zyrtare në Toronto ka folur në prapavijë e cila ka përmbajtur simbole dhe harta irredentiste”.

Greqia akuzon Maqedoninë për prishje të marrëveshjes së vitit 1995
Lexo po ashtu Greqia akuzon Maqedoninë për prishje të marrëveshjes së vitit 1995

Sipas “News 24/7” Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka kërkuar vërtetime për qëllimet e Kotzias gjatë vizitës së tij e paralajmëruar më 31 gusht, por deri mbrëmë nuk kanë marrë asnjë përgjigje./Telegrafi/