LAJMI I FUNDIT:

Kotzias më 30 gusht vjen në Maqedoni

Kotzias më 30 gusht vjen në Maqedoni

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, më 30 dhe 31 gusht do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Maqedoni, njofton agjencia e pavarur ballkanike IBNA.

Ministri grek më 30 gusht me makinë do të udhëtojë prej në Selanik në Shkup, ku më 31 gusht do të mbajë disa takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe liderë të partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Vizita e Kotzias në Shkup vjen pas qëndrimit të homologut të tij nga Maqedonia në Athinë gjatë muajit qershor.

Sipas IBNA, Kotzias në Shkup do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale, si dhe për forcimin e besimit mes shteteve./Telegrafi/