LAJMI I FUNDIT:

Kotëleta vegjetariane

Kotëleta vegjetariane

Përbërësit:

* 200 gr spinaq
* 2 karota
* 2 patate
* 1 qepë
* 1 limon
* 2 vezë
* 30 gr gjalpë
* 6 lugë vaj ulliri majdanoz
* kripë, piper
* bukë të grirë
* 7 tufë sallatë të gjelbër


Përgatitja:

Pastroni spinaqin, lajini mirë me ujë të rrjedhshëm dhe ziejini për pak minuta në ujë të kripur.

Zieni patatet me gjithë lëkurë, qërojini dhe bëjini pure.
Zieni karotat dhe bëjini edhe ato pure.
Vendosini bashkë me patatet në një tavë balte.

Kulloni spinaqin, shtrydheni, hidhini një qepë të grirë hollë sa për shije, rregullojini me kripë e piper dhe bashkojeni me purenë e karotave dhe patateve. Shtoni dy lugë majdanoz të grirë, 1 vezë, lëkurën e grirë të limonit (të larë e të fshirë paraprakisht), kripë, piper.

Përziejeni shumë gjatë që përbërësit të shkrihen mirë dhe bëni me to kotëleta, të cilat më pas kalojini në miell, në vezën e rrahur dhe bukën e thekur të grirë.

Skuqini në vaj dhe në gjalpë derisa të marrin ngjyrë nga të dyja anët. Vendosini në pjatë mbi një gjethe sallate dhe zbukurojeni me karota të prera në formë rrotullame.

Shërbejini të ngrohta. /Telegrafi/