0Shares

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Kostunica, ka vlerësuar se me marrëveshjen për të paguar doganat në Kosovë “minohen themelet e shtetit” dhe se kryeministri Ivica Dacic duhet të japë dorëheqje.

“Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që menjëherë të marrë vendimin për të pezulluar zbatimin e vendimit që lidhet me menaxhimin e integruar të kufirit, sepse me marrëveshjen e fundit të Daçiqit minohen vetë themelet e shtetit”, ka thënë Kostunica për agjencinë Beta, transmeton Rel.

Ai ka thënë se me marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Dacic dhe homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, është ngritur kufiri ndërshtetëror mes Kosovës e Serbisë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)