Kosovo* vs Albania!
Ndeshja ndërmjet kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Shqipërisë na qartësoi shumëçka.
Duke mos e diskutuar rezultatin, sepse ai tashmë dihej nga niveli i përbërjes së ekipeve, dua të ndalem tek pjesa e fundit e kësaj fjalie: përbërja e ekipeve.
Kombëtarja e Zvicrës në përbërjen e saj multietnike në vete ka futur edhe pesë shqiptarë, të cilët po dëshmohen dita-ditës dhe po e arsyetojnë kohën e kaluar në atë ekip. Fati e deshi që ata të përballen me kombëtaren amë, pra atë të Shqipërisë në këto kualifikime për Botërorin 2016.
Qysh kur ata përzgjodhën kombëtaren helvetike para asaj të Shqipërisë, filluan opinionet e ndryshme, si këtu në vendin e origjinës – në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri! Mendime të llojllojshme! Ofendime, kritika, etiketime, por edhe mbështetje nga ata që sportin e kuptojnë si çështje rekreative, e assesi politike. Porse, pak kush e mendoi ditën kur ndaj tyre do të kemi ndjenja sikur ndaj çdo kundërshtari. Dhe ajo ditë ishte mbrëmë, ajo përballje ndodhi. Kundër i kishim pesë shqiptarë!
T’i ofendosh e t’i urresh? Si? Janë tanët; ne jemi ata, ata janë ne!
Ti duash? Si? I kemi kundërshtarë në fushë!
Këto dhe shumë ndjenja të shkapërderdhura i përjetova tash e sa javë nga njohja e datës së kësaj përballjeje. Rrjetet sociale vetëm sa ndihmonin në këtë pështjellim. E dija se me mbarimin e lojës, duke e ditur tashmë edhe rezultatin, shumëçka do të stabilizohej. Vetëm përgjigjen e një pyetjeje s’po mund ta gjej dot!
Republika e Kosovës prej shumë kohësh kërkon nga FIFA dhe UEFA pranim në to, pranim ky që do të mundësonte njohjen e futbollit kosovar dhe përfaqësimin e tij në arenën ndërkombëtare.
Dhe shpejt po kthehem tek pyetja ime: Po qe se ndodh që FIFA e UEFA e njohin Republikën e Kosovës dhe asaj së paku i lejohet konkurrencë në nisma rajonale dhe krejt nga fati, si mbrëmë, Kosova do të duhet të luajë kundër Shqipërisë. Çfarë tani? Kë do ta mbështes unë? T’i mbështes gjyqtarët?
Përgjigjja e vetme ishte se si një komb që jemi, duhet ta kemi vetëm një kombëtare.
Madje, para se të përqendrohemi tek një kombëtare, duhet ta krijojmë një Ligë të Përbashkët Shqiptare. Liga e Përbashkët Shqiptare do të ofronte shumë mundësi. Njohje më të madhe ndërmjet nesh. Rritje të konkurrencës, e rrjedhimisht edhe të cilësisë në futboll. Të drejta televizive e shtim i publikut në stadium. Zbulim talentesh nga mundësia e përballjeve gjithëkombëtare dhe, natyrshëm, forcim i Kombëtares drejt sukseseve të reja.
Krejt në fund: paramendojeni sikur për një kohë të pacaktuar UEFA e FIFA (nga marrëveshjet me Federatën e Serbisë), Kosovës t’i lejojnë përfaqësim ndërkombëtar vetëm me fusnotën e famshme!
Përballja do të dukej kështu: 28 Nëntor 2012, ora 20:45, Kosovo* vs Albania!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi