0Shares

Një grua 31 vjeçe është gjetur e vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Wetzeldorf të qytetit austriak Grac. Policia bën të ditur se gruan e ka vrarë bashkëshorti i saj 25-vjeçar, i cili pastaj kishte thirrur Policinë, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.

Personi në fjalë, shtetas austriak me prejardhje kosovare, u kishte thënë policëve se ai e ka vrarë me thikë partneren e tij.

Në banesë ndodhej edhe djali pesëvjeçar i viktimës si dhe vajza – foshnjë tremuajshe – e çiftit.

Mes dy partnerëve kishte pasur në vazhdimësi konflikte dhe përzënie të njëri-tjetrit nga shtëpia, përcjell albinfo.ch.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)