LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët paguajnë rrymë për serbët e veriut

Kosovarët paguajnë rrymë për serbët e veriut

Në fund të muajit dalin rezultatet e hetimeve nëse kosovarët janë duke paguar rrymën edhe për serbet e veriut.

Për shkak të pretendimeve se Kosovarët janë duke paguar një shumë të shtuar në faturat e energjisë elektrike për të mbuluar rrymën e harxhuar nga serbet e pjesës veriore të vendit, Avokati i Popullit në lidhje me këtë beson se hetimet e nisura do ta vërtetojnë shumë shpejtë një gjë të tillë.


Avokati i popullit Hilmi Jashari ka thënë për Indeksonline se nëse vërtetohen këto pohime atëherë kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut.

Ai konfirmuar se rezultatet e hetimet sipas gjitha gjasave do të dalin në fund të këtij muaji, ku pritet të vërtetohet e vërteta rreth këtij shqetësimi.

“Hetimet eksofise i kemi hapur për arsyen e dyshimeve për shkeljen e të drejtave të njeriut edhe komunikimi që është bërë ne media gjithashtu edhe reagimi i zyrës së rregullatorit të energjisë lidhur me këtë rast. Ky ka qenë preteksti që neve na ka nxitur të dyshojmë se mund të ketë shkelje të të drejtave të njeriut dhe kjo ka qenë arsyeja që unë kam hapur hetimet zyrtare”, ka thënë Jashari.

Ai ka treguar se tani janë në fazën e hetimeve dhe janë në komunikim me autoritetet përgjegjëse. Kjo çështje sipas tij është në interes të përgjithshëm të vendit për këtë shkak hetimet nuk do të jenë të vonuara.

“Tash jemi në proces të hetimit dhe mbledhjes së informatave prej gjithë autoriteteve që mund të jenë të përfshira në këtë rast. Duhet analizuar këto pohime për të parë nëse janë të sakta apo jo, por nëse del që këto pohime janë të vërteta atëherë do të bëjmë një vlerësim preliminar për të shikuar se a janë shkelje e të drejtave të njeriut, pastaj kjo yshtje do të kaloj tek instancat më të larta. Varësisht prej rezultatit të hetimit dhe eventualisht cilat ligje mund të jenë shkelur në këtë rast, e cila përcakton veprimin tonë dhe pastaj do të dalim një raport”, ka thënë Jashari. /Telegrafi/