LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët nuk po i bashkohen më ISIS-it (Video)

Kosovarët nuk po i bashkohen më ISIS-it (Video)

Dikur thuhej që Kosova ishte vendi i cili po prodhonte terroristë që i bashkoheshin organizatave terroriste ISIS dhe Al –Nusra në Siri dhe Irak. Mirëpo, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë  se Kosova është vendi më i suksesshëm në Evropë sa i përket konfrontimit me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Për një gjë të tillë, sipas Hysenit, dëshmon edhe fakti se ka më shumë se një vit që asnjë qytetar i Kosovës nuk iu ka bashkangjitur ISIS-it ose qendrave të krizës në Lindje.

“Për aq sa ne kemi informacione, ka gati diçka më tepër se një vjet që asnjë qytetarë i Republikës së Kosovës nuk i është bashkangjitur ISIS-it ose qendrave të krizës në lindje. Gjithsesi nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që në rrugë dytësore ose të treta ndonjë qytetarë mund të jetë përvjedhur, por unë po flas për informacionet dhe raportet që ne kemi”, ka thënë Hyseni, për Ekonomia Online.

Shqetësime për bashkimin e kosovarëve në organizata terroriste kishte shprehur edhe gazeta prestigjioze “New York Times”, e cila e kishte konsideruar Kosovën si “fidanishte e pëlleshme për terroristë”.

Mirëpo, sipas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, këto pretendime kanë qenë të paqëndrueshme dhe të pasakta.

“Ato nuk qëndrojnë, absolutisht jo. Unë e mbaj mend artikullin e famshëm të ‘New York Times’ i cili fliste për Kosovën si një vend i pëlleshëm për terroristë, një vend që prodhon terroristë, një fidanishte e terrorizmit kështu ishte quajtur Kosova por nuk qëndron. Me gjithë respektin për një gazetë si ‘New York Times’ unë kam biseduar vet me Karllota Galme autoren e atij shkrimi një orë e gjysmë dhe nuk ka mbërri qoftë edhe një fjali timen ta përfshijë në raport. Kështu që ka qenë artikull tërësisht i bazuar në premise jot të qëndrueshme, jo të sakta”,është shprehur Hyseni.

Pyetjes se sa ka arritur Kosova të përmirësojë imazhin që i është krijuar nga e kaluara, Hyseni beson se me punën që po bëjnë institucionet e vendit për luftimin e këtyre dukurive, ato kanë arritur t’ia përmirësojnë Kosovës imazhin e krijuar.

“Natyrisht që imazhi i vendit është i lëndueshëm dhe është fragjil por gjithsesi me punën që po bëjnë institucionet e Kosovës e mbi të gjitha policia, gjykatat ai imazh edhe nëse është lënduar është rikthyer fuqishëm sepse prapë po them Kosova është vendi më i suksesshëm në Evropë në rrafshin e konfrontimit me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm”, ka përfunduar ai.

Fillimet e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak kishin filluar që nga viti 2012, ku sipas të dhënave thuhet se këtyre luftërave iu bashkuan mbi 300 persona, prej tyre 117 janë kthyer në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori