LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët “fluturojnë” me Lamborghini nëpër lagje të banuara

Kosovarët “fluturojnë” me Lamborghini nëpër lagje të banuara

Kjo makinë luksoze, Lamborghini, që po e shihni në fotografi, është parë pasditen e sotme në disa fshatra të Kantonit të Cyrihut, duke tejkaluar dukshëm shpejtësinë e lejuar, shkruan 20minuten.ch.

Pas disa denoncimeve nga qytetarët, policia e ka ndaluar rreth orës 15;00 veturën dhe i ka arrestuar në Rüti tre persona – nga Zvicra dhe nga Kosova, transmeton albinfo.ch.

Vetura me këtë rast është konfiskuar.

Ende nuk dihet nëse ajo i takonte njërit nga shoferët e ndaluar ose ishte e marrë me qira

Të arrestuarit janë të moshës 19-40-vjeçare.