LAJMI I FUNDIT:

Kosova shënoi ngritje të vogël, por me probleme të dukshme në liri të shtypit

Kosova shënoi ngritje të vogël, por me probleme të dukshme në liri të shtypit

Në radhitjen e Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë në vitin 2017, Kosova ka shënuar një ngritje në radhitje, por aty vlerësohet se, megjithatë ka probleme të dukshme.

Në ranglistën e sivjetme të këtij raporti, të publikuar sot nga organizata, Reporterët pa Kufij, Kosova është e 82-ta, që paraqet kërcim për disa vende nga viti i kaluar, kur ajo radhitej në pozitën e 90.

Në kategorinë me probleme të dukshme gjenden edhe Bosnjë Hercegovina (në vendin e 65, vjet 68), Serbia (sivjet 66, vjet 59), Kroacia (74, vjet 63), Shqipëria (76, vjet 82) dhe Mali i Zi (106, vjet po ashtu 106).

Prej vendeve ballkanike në kategorinë më të ulët, në atë me situatë të vështirë në lirinë e shtypit, është Maqedonia, megjithëqë është radhitur më mirë se vitin e kaluar. Maqedonia është në pozitën 111, ndërsa vjet ishte e 118-ta.

Në raportin e sivjetmë të Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë në vitin 2017, janë pesë kategori: situatë e mirë, situatë e kënaqshme, probleme të dukshme, situatë e vështirë dhe situatë shumë serioze.

Në kategorinë situatë të mirë kryeson Norvegjia, e cila vjet ishte e treta, e pastaj radhiten Suedia, Finlanda, Danimarka, Holanda, Kosta Rika, Zvicra, Xhamajka, Belgjika dhe Islanda. Këto janë shtetet që janë plasuar në 10 vendet e para të indeksit të sivjetmë.

Në raport theksohet se shkeljet e lirisë për informim janë gjithnjë e më pak prerogativë vetëm e regjimeve autoritare dhe diktatoriale.

Derisa një kohë merrej si e garantuar, liria e shtypit po dëshmon se është gjithnjë e më e ndjeshme edhe në demokracitë.

Nëpërmjet të deklaratave të neveritshme, legjislacionit drakonian, konfliktit të interesit, e bile edhe përdorimit të dhunës fizike, qeveritë demokratike po e nëpërkëmbin lirinë, e cila parimisht, do të duhej të ishte njëri prej indikatorëve udhëheqës të performancës së tyre, thekson raporti.

Vendet që konsiderohen si model i demokracisë, nuk përjashtohen nga ky përshkrim. Për shembull, Kanadaja, e plasuar në vendin e 22, ka rënë për katër vende në indeksin e këtij viti.

Shtetet e Bashkuara, po ashtu, kanë shënuar rënie; prej vendit 41 të vitit të kaluar, tash gjendet në pozitën 43. Polonia (54) ka shënuar rënie prej 7 vendeve.

Rënia e lirisë së mediave në vendet demokratike nuk është diçka e re. Ishte theksuar edhe në indekset e mëparshme. Por, ajo që vërehet këtë vit është shkalla dhe natyra e shkeljeve të regjistruara.

Rusia radhitet në vendin e 148, ku ishte edhe vjet, dhe përfshihet në kategorinë me situatë të vështirë.

Në këtë listë, e fundit (180) radhitet Koreja Veriore, Eritrea është e 179-ta dhe Turkmenia në pozitën 178.

Këto tri vende, prej vitit 2005 gjenden në fund të Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë.

Organizata Reporterët pa Kufij për çdo vit, prej vitit 2002, e publikon Indeksin e Lirisë së Shtypit në Botë në 180 vende, përfshirë nivelin e pluralizmit, pavarësinë e mediave dhe respektin për sigurinë dhe lirinë e gazetarëve. /REL/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori