LAJMI I FUNDIT:

Kosova pjesëmarrëse në takimet Pranverore të FMN-së dhe BB-së në Uashington

Kosova pjesëmarrëse në takimet Pranverore të FMN-së dhe BB-së në Uashington

Ministri i Financave Avdullah Hoti po udhëheqë delegacionin e Kosovës në takimet Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite Ministri Avdullah Hoti, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës, u takuan me Jacques Miniane udhëheqësin e Misionin të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën.


Në këtë takim u diskua për progresin e arritur në zbatimin e programit që ka Kosova me FMN, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për të përmbyllur këtë program me sukses.

Me këtë rast Miniane përgëzoj autoritetet kosovare për angazhimin e tyre në zbatimin me sukses të plotë të programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në veçanti uroj delegacionin për përmbylljen me sukses të rishikimit të dytë dhe të tretë të programit.

Në takim u diskutuan në detale hapat e ardhshëm që duhen të ndërmerren nga institucionet e Kosovës për rishikimin e fundit dhe për përmbylljen me sukses të programit.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe reforma e re e pakos fiskale, për të cilën Qeveria e Kosovës ka punuar ne mënyrë intensive në muajt e fundit. Gjatë diskutimit Ministri Hoti theksoj rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor.

Në ditët në vijim, do të ketë diskutime intensive për këto tema me zyrtarë të lartë nga Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Kalo në kategori